Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Dita e orëve mësimore të hapura në shkollën “Sinan Tafaj”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Dita e orëve mësimore të hapura në shkollën “Sinan Tafaj”

portalishkollor
Last updated: March 27, 2017 11:44 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Në shkollat e mesme po zhvillohen “Orët mësimore të hapura”, ku prindërit janë ftuar të ndjekin nga afër punën që bëjnë mësuesit me fëmijët e tyre si dhe të vlerësojnë kurrikulën e re. Këto orë mësimore janë ndjekur edhe nga përfaqësues të drejtorive arsimore, apo përfaqësues të Ministrisë së Arsimit.

Në gjimnazin “Sinan Tafaj” u zhvilluan orët e hapura mësimore. Drejtoria e shkollës duke u konsultuar me stafin pedagogjik vendosën që orët e hapura të zhvillohen në një ditë të vetme dhe kjo ditë mori emrin “Dita e orëve mësimore të hapura”.

Sipas një grafiku të parashikuar dhe diskutuar secili mësues ishte njoftuar dhe kishte programuar orën e mësimit me detaje. Kështu mësuesit njëri pas tjetrit zhvilluan ditën e premte orët e hapura mësimore.

Ne ndoqëm nga afër orën mësimore në lëndën e gjeografisë me mësuese Rudina Çelaj. Kjo orë ishte përsëritje e kapitullit për mineralet. Klasa ishte organizuar në dy grupe dhe ishte planifikuar zhvillimi i një konkursi si formë e testimit të njohurive.

Ora e mësimit u realizua mbi bazë e kompetencave sipas kurrikulës së re. Nxënësi komunikon në mënyrë efektive: jep sqarime të nevojshme për termat dhe fenomenet, duke përdorur forma të ndryshme të të shprehurit.

Mësuesja, Rudina Çelaj, drejtoi orën e mësimit. Ajo kishte përgatitur pyetjet për të dy grupet. Pyetjet ishin të ngjashme duke mos u lënë mundësinë grupeve të aludojnë për shkallën e vështirësisë. Ndërsa nxënësit ishin përgatitur madje kishin zhvilluar edhe një testim paraprak. E veçanta ishte se grupi që kishte dalë më mirë në testim që kishte arritur rezultate më të larta e humbi betejën përpara grupit tjetër me një diferencë të dukshme pikësh.

Në fund të orës së mësimit u diskutua sërish për mineralet por në një formë tjetër. Secili nxënës kishte përpara një gur dhe do të fliste për: përbërjen, vetitë, peshën, ngjyrën etj. Kjo ishte një gjetje e kësaj ore mësimi, që përveç të tjerash nxënësit kishin kërkuar dhe siguruar një mineral për këtë orë mësimi.

Të gjithë mësuesit mund të na dërgojnë ditarin/planin për orët e hapura që kanë zhvilluar në adresën info@portalishkollor.al. Ne do t’i publikojmë në Portalin Shkollor duke ruajtur autorësinë e secilit mësues.

(Albina Hoxhaj)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:mesimdhenesmesuesmesuesenxenes
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Për herë të parë në Kosovë vlerësim i jashtëm elektronik
Next Article “Roli i sportit në jetën e studentëve, impuls pozitiv”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?