Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Pesë rregulla të arta për të kaluar stresin
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Pesë rregulla të arta për të kaluar stresin

portalishkollor
Last updated: March 16, 2017 10:48 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Koha e provimeve është një stres më vete për studentët. Është një moment i rëndësishëm për të dhënë maksimumin nga pikëpamja intelektuale dhe sipas ekspertëve mund të na ndihmojë shumë ushqimi dhe aktiviteti i duhur fizik. Ja 5 rregulla të arta për ta përballuar sa më lehtë stresin në këtë periudhë.

Mos hiq dorë kurrë nga ushqimi

Mbi të gjitha mos lër pas dore mëngjesin. Të rinjtë ushqehen në mënyrë të çrregullt, duke lënë pas dore vaktin më të rëndësishëm të ditës. Mëngjesi duhet të jetë një vakt i pasur me drithëra, fruta të freskëta, lëngje apo fruta të thata: 3-4 lajthi apo 5-6 bajame. Çaji, kafeja apo qumështi janë më të preferuarit. Gjatë kohës që mësoni është e rëndësishme për organizmin të ushqehet mirë. Dreka, pasditja dhe darka janë gjithashtu të rëndësishme. Në këtë rast është plotësisht e vlefshme shprehja: mendja e shëndoshë, në trup të shëndoshë.

Mos e lër gjithë ngarkesën në një ditë

Është shumë e rëndësishme që i gjithë materiali që kemi për të mësuar të ndahet në mënyrë të barabartë mes ditëve brenda së cilës duhet t’i mësosh. Ekspertët këshillojnë që ditëve të para t’u lihet më shumë ngarkesë trurit, sepse është më i freskët për të përthithur konceptet e reja dhe më të vështirat, ndryshe nga ditët e fundit, ku “rezistenca” e tij bie, për shkak të ngarkesës së tepërt. Por nëse keni lexuar apo mësuar gjatë vitit, e keni shumë më të thjeshtë punën. Një përsëritje vetëm dy apo tri ditë para provimit dhe jeni gati për të dalë shkëlqyeshëm e për t’u shpërblyer për punën tuaj.

Bëjeni gjumin të qetë

Qetësia dhe gjumi me orar të plotë konsiderohen si çelësi i suksesit. Ekspertët këshillojnë se një gjumë i qetë, çlodhës dhe jo më pak se 8 orë ju jep energji, forcë dhe më shumë dëshirë për të mësuar. Për më tepër që ju largon stresin dhe ju bën të ndiheni të freskët. Asnjëherë mos lini diçka për të përsëritur apo mësuar në orët e vona të natës, po ashtu mos lini gjëra për t’u përsëritur në mëngjes nëse do të duhet të zgjoheni me zor. Zgjimi i kushtëzuar nga gjumi do ju bëjë të mos jepni rezultatin që dëshironi dhe sigurisht të keni më shumë stres dhe ankth para se të futeni në provim.

Vrap për të çliruar energjinë negative

Nuk ka rëndësi se sa të ngarkuar jeni, e rëndësishme është t’i kushtoni vetes çdo ditë përkujdesje. Mes tyre, aktiviteti fizik. Vrapi ju ndihmon të çlironi energjitë negative dhe njëkohësisht mendimet e këqija. Sporti sigurisht që është ilaçi më i mirë për t’u ndier në formë dhe për të përthithur më mirë leksionet që keni për të mësuar.

Kini besim në vetvete

Mos kini frikë. Besimi në vetvete është shumë i rëndësishëm. Duhet të besoni gjithmonë se ato që keni mësuar do t’ju kujtohen në momentin kur të filloni provimin. Për më tepër, askush nuk është më mirë se ty. Kujto gjithmonë që je më i miri dhe ke për t’ia dalë mbanë.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:adoleshentemesimdhenesnxenesstresi
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Orë të hapura mësimore në shkollën “Sami Frashëri”
Next Article Albas-grup uron të gjithë mësuesit gëzuar “7 Marsin”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?