Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Nxënësja Besa Kaziu: “Mësuesja më bëri të ndihem e veçantë”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Nxënësja Besa Kaziu: “Mësuesja më bëri të ndihem e veçantë”

portalishkollor
Last updated: January 12, 2022 9:50 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Besa Kaziu lindur më 8 korrik 2000, në Dibër të Maqedonisë. Shkollën fillore e kreu në Dibër ndërsa shkollën e mesme prej vitit të dytë në qytetin e Tetovës në “Wodroow Wilson School”. Rrjedh nga një familje patriotike, por që i kushtonin shumë rendësi artit dhe shkencës. Si fëmijë ajo u rrit duke pasur kitarën në dorën e djathtë dhe kompjuterin në dorën e majtë. Besa preferon edhe sportin, madje është pjesëmarrëse në garat për basketboll. Ajo ka botën e saj misterioze, e cila i jep frymëzim për të shkruar këngë, nën shoqërinë e tingullit të kitarës.

Sa e rëndësishme është shkolla për ju? 

Si fillim do kisha theksuar se shkollimi dhe edukimi janë primar për mua. Është i rëndësishëm për të vendosur baza shumë të shëndosha për një të ardhme më të mirë, për ta zgjeruar logjikën, për të qenë një njeri i sjellshëm dhe i kulturuar. Do kisha përmend edhe fjalët e Naim Frashërit i cili thotë: “… dhe drita e diturisë përpara do na shpjerë.”

A është i përshtatshëm ky lloj shkollimi?

Ka mënyra të ndryshme të shkollimit si profesional dhe të përgjithshëm. Për mendimin tim sistemi i shkollimit nuk është i përshtatshëm, sepse jo çdokush mund të jetë i mirë në të gjitha lëndët, edhe çdokush ka një talent, diçka të veçantë që e dallon nga tjerët, një aftësi që mund vetëm ai ta arrijë më mirë. Dhe besoj se duke u munduar të jemi të përkryer në të gjitha lëndët e mundshme do harrojmë atë talentin, atë aftësi dhe veçanti e cila do na tregonte se s’mund të jemi të përsosur.

Ku është dallimi mes shkollës private dhe publike?

Si një nxënëse e cila kaloi prej në një shkollë publike në shkollë private do kisha thënë se dallimi kryesor do ishte tek shprehja, vetëbesimi. Mendoj se shkolla private të jep më shumë liri për mendimin që ke, të dëgjon, të vlerëson, të mëson për të qenë një orator i mirë i cili mund të flasë lirshëm dhe me vetëbesim, e gjithë kjo ndikon shumë mirë për të krijuar një karakter të fortë.

Sa ndikim kanë pasur profesorët në formimin tuaj?

Si ndikim i parë për formimin mendoj se është familja. Por sigurisht që edhe profesorët do ndikojnë, mund të të ndihmojnë që të formosh një karakter të mirë, ti ndryshon disa mendime të këqija, por edhe e kundërta.

Cilët mësues ju kujtohen në këtë 7 mars? Ç’mesazh do ju përcillnit?

Në ketë 7 mars po më kujtohet mësuesja e parë, edhe dita e parë që nisa shkollën. Ashtu e buzëqeshur, ajo kishte një ngrohtësi e cila na bëri të gjithëve të ndjehemi të rëndësishëm, edhe të mësojmë, që ta bëjmë veten krenar, por edhe atë. Do e kisha falenderuar shumë që më bëri të ndihem e veçantë.

(Xhemazije Rizvani, Portali Shkollor)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:mesimdhenesmesuesenxenes
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Ide se si të mirëprisni nxënësit në janar
Next Article “Një letër dashurie”, histori nga shkolla, shkruar nga mësuesi Luan Stafasani
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?