Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Mësuesja më mësoi të notoj në detin e dijes pa u mbytur
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Mësuesja më mësoi të notoj në detin e dijes pa u mbytur

portalishkollor
Last updated: March 2, 2017 2:56 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Mësuesi, figura e parë e rëndësishme për fëmijët pas prindërve, takimi i parë me të dhe si e rishikojnë këtë takim nxënësit pas shumë vitesh. Lexoni krijimet e nxënëseve Rudina Haxhiu dhe Sidorela Muçaj.

Janë dy dedikime për mësueset që i kanë frymëzuar nxënëset Rudina Haxhiu dhe Sidorela Muçaj. Nëpërmjet krijimeve të tyre ato tregojnë se sa e rëndësishme ishte mësuesja e tyre për figurën dhe shembullin që përcillte tek ato. Diku në brendësi të shkrimit nxënëset tregojnë se më vonë e kanë kuptuar se sa shumë i ka dashur dhe sa shumë kanë punuar mësueset që ato të “mund të notonin thellë në detin e dije pa u mbytur”.

Mësuesja ime

Linda, rashë në kontakt me këtë botë, u kapa pas fillit të saj dhe dalëngadalë u zhvillova aty, në gjirin e familjes duke arritur tashmë moshën për të nisur udhëtimin e gjatë shkollor. U dorëzova nga prindërit në bankat e para pa e ditur se do të njihesha me një prind të dytë. Pa e ditur se po krijoja një familje tjetër të madhe. Një familje të mbushur me ngrohtësi dhe të mbështjellë nga një atmosferë plot shkronja dhe numra.

Isha e vogël, ende nuk i kuptoja mirë të gjitha dhe e kisha të vështirë të përshtatesha me jetën shkollore. Fillimisht çdo gjë më dukej e çuditshme, por duke ia lënë kohës gjithçka u kthye në të zakonshme, unë krijova botën time të dytë. Kisha nisur rrugën drejt dijes dhe mbi të gjitha drejt formimit të identiteti tim.

Në një mënyrë krejt të natyrshme unë po bëhesha pjesë e mbretërisë së njohurive dhe të kreativitetit që nuk njeh fund. E gjithë kjo falë punës së palodhur e të përkushtuar të asaj, ishte pikërisht mësuesja ime e fillores që më bëri të kuptoja domethënien e fjalës misionare. Ajo kishte lindur për të qenë aty mes nesh. Zëri i saj që gjithmonë më bënte thirrje të eksploroja dhe shuaja kureshtjet e mija.

Ashtu me pafajësinë fëminore nuk e kuptoja që ajo më kishte vendosur në qendër e veten e saj në periferi me qëllim që unë të vendosja copëzat e para të universit tim.

Tani që jam e rritur jam në dijeni se ishte ajo mësuesja ime e fillores që më bëri të notoj më thellë në detin e dijes pa u mbytur, vetëm duke lundruar.

Rudina Haxhiu, klasa 11-B, shkolla “Sandër Prosi”

Mësuesi im

Mësova se jeta është e bukur

Çdo ëndërr fluturon si një flutur

Çdo fjalë e ka një kuptim

Por ajo që ti bën s’ka shpërblim

Më mësove të shkruaj, të lexoj

Që rrengjet e jetës t’i sfidoj

Më dhe kurajo kur isha në vështirësi

Më mësove shqipen në letërsi

Mësova fjalë të mëdha me shumë kuptim

Gjithçka falë teje mësuesi im.

Çdo vështirësi ti ma lehtëson

Çdo ditë me gjëra të reja ma zbukuron

Vlerat e jetës na i mëson

Faleminderit që ekziston

Asgjë në botë ty nuk të zëvendëson

Sidorela Muçaj, 10-A, shkolla “Sandër Prosi”

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:mesimdhenesmesuesenxenes
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Mësuesja ime
Next Article Udhëtimi na bën më të lumtur se çdo gjë tjetër materiale
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?