Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Promovimi i librit “Danub”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Promovimi i librit “Danub”

portalishkollor
Last updated: February 28, 2017 2:48 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Në aktivitetin e organizuar nga Instituti Italian i Kulturës, Biblioteka Kombëtare Tiranë në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese Albas u promovua libri “Danub” në gjuhën shqipe.

“Danub”, romani i përkthyer në shqip nga përkthyesja Alma Hafizi dhe i botuar nga Shtëpia Botuese Albas, sollën në Tiranë, në Bibliotekën Kombëtare, autorin e librit, shkrimtarin italian Claudio Magris.

Claudio Magris, një nga autorët në listën e kandidatëve për çmimin Nobel ishte i pranishëm në promovimin e librit më të vlerësuar nga kritika botërore, “Danub”.

Në aktivitetin e organizuar nga Instituti Italian i Kulturës, Biblioteka Kombëtare, në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese Albas ishin të pranishëm shumë personalitete, gazetarë dhe lexues. 

Gjatë diskutimit, përkthyesja Alma Hafizi tha ndër të tjera se libri i Magris-it është si një udhëtim që ndërthur imagjinatën dhe realen, duke rindërtuar mozaikun e qytetërimeve të Europës Qendrore.

“Shumë nga librat e Claudio Magris-it trajtojnë, në mënyra të ndryshme, temën e kufijve, të çdo lloji: kombëtarë, politikë, psikologjikë, shoqërorë, kulturorë, etnikë, fetarë, madje edhe të kufijve brenda vetes. Një ndër pyetjet më të shpeshta që bëjnë gazetarët ka të bëjë me Shqipërinë,  e cila në libër përmendet disa herë. Pyetja që shpesh ngremë është se cili është imazhi i një vendi të vogël…”, tha drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani.

Shkrimtari Magris foli për zanafillën e këtij libri. “Danub” mori jetë nga përvoja e një udhëtimi të shkrimtarit me bashkëshorten drejt Sllovakisë, deri në kufirin me Europën Lindore, shumë më parë se të binte Muri i Berlinit. Por nuk ka mjaftuar një udhëtim që shkrimtari të përfundojë librin, ai ka bërë plot katër udhëtime.

Sipas Claudio Magris-it, udhëtimi në qytetërimin europian nuk zgjon vetëm interes letrar, por edhe për shkencat ku dëshmohet ekzistenca parahistorike e një qytetërimi europian, që identifikohej nga besimi, arti, arkitektura, urbanistika, bujqësia, kultura e të shkruarit.

Autori i u shpreh shumë i kënaqur që ishte i pranishëm në promovimin e këtij libri. Ai falënderoi përkthyesen Alma Hafizi pasi për të, të përkthesh është sikur të rishkruash sërish një vepër dhe kjo nuk është e thjeshtë, prandaj ky botim në gjuhën shqipe është meritë e të gjithëve, e përkthyeses, e Shtëpisë Botuese Albas dhe, sigurisht, e tij.

Drejtoresha e botimeve në Albas, Rita Petro, teksa falënderoi shkrimtarin Claudio Magris, theksoi se është shumë e rëndësishme që Botimeve Albas u shtohet një libër i këtij niveli. Sipas saj, ajo çka do të mbetet gjatë në mendjen e të gjithëve është ky takim dhe bashkëbisedim nga afër me autorin e “Danub”. Fjalën e saj, Petro e shoqëroi me një fragment të shkëputur nga ky libër, duke përcjellë edhe një mesazh për shoqërinë shqiptare. 

Diskutimet e të pranishmëve me shkrimtarin italian vijuan dhe në mbyllje, Claudio Magris-i firmosi librat e të pranishmëve dhe në kujtim të këtij prezantimi, aparatet fotografike dhe kamerat fiksuan çastet që do të mbeten gjatë në mendjen e të pranishmëve.

Danub

Peizazhe,humor, takime e reflektime të një udhëtari sternian, që rrugëton, me përkushtime dëshirë përgjatë lumit të vjetër, që nga burimet e tij e deri në Detin e Zi,duke risjellë njëherësh në kujtesë vetë jetën dhe stinët e kulturës bashkëkohore, faktet e njohura dhe brengat e saj. Një itinerar, i përzier mes romanit dhe sprovës, që ndjek kulturën si përvojë jetësore përmes vendeve të vizituara e të eksploruara dhe rindërton mozaikun e qytetërimeve të Europës Qendrore, me  tërë larminë e popujve e të kulturave; skicon profilin e saj përmes gjurmëve të historisë së madhe dhe të atyre fragmentare të jetës së përditshme.

Udhëtimi, real dhe imagjinar njëherësh, aventura e brendshme, dokumentet arkivore të shumta e të hollësishme ushqejnë trillin letrar dhe shmangiet fantastike të një udhëtari kureshtar për vendet, librat dhe njerëzit, duke krijuar një Dekameron danubian në miniaturë, me histori e ngjarje, fate individuale e kolektive, të mbetura pa zot brigjeve të lumit dhe të kohës. Danub është rruga e pështjelluar në kërkim të kuptimit të jetës dhe të historisë, që nga atlaset e Europës së vjetër e deri në ditët tona.

Claudio Magris lindi në Trieste më 1939. Është profesor i letërsisë gjermane në Universitetin e Triestes, bashkëpunëtor i gazetës prestigjioze Corriere della sera, autor i shumë veprave letrare dhe eseistike, ndër të cilat përmendim l mito asburgico. Umanità e stile del mondoaustroungarico nella letteratura austriaca moderna (1963), Itaca e oltre (1982), L’anello di Clarisse. Grande stile e nichilismo nella letteratura moderna (1984), veprat teatrore Stadelmann (1988), Un altro mare (1991), Microcosmi (1997 çmimi Strega), Utopia e disincanto (1999), L’infinitoviaggiare (2005), La storia non è finita (2006), Alfabeti. Saggi di letteratura (2008), Livelli di guardia. Note civili (2011). Danub (1986) vlerësohet si kryevepra e tij.

(Albina Hoxhaj)

Foto: Felix Bilani

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASliber
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Model testimi në lëndën gjuha shqipe, klasa e 6-të
Next Article Aranit Malaj, nëndrejtor i gjimnazit “Dervish Hekali”: “Adhuroj mësuesit e mi dhe tentoj t’ju ngjaj”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?