Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Se si është kjo mësuesja
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Se si është kjo mësuesja

portalishkollor
Last updated: February 21, 2017 2:22 pm
portalishkollor
Share
SHARE

…. E në fakt mësuesja është e paqëndrueshme, inkoherente. Po, sepse ka arsyet e saj. Ata kënaqen me peshoren e përjavshme të çakorduar. E dinë përse-në. Sa më shumë rrinë bashkë, aq më mirë e dinë ata.

Dialogë në mëngjes:

-Mësuese të shkoj pak në banjo?

-Aaa po ne tani sapo filluam…Mirë shko. Vrap! Joooo, jo mos vrapo!

…………..

-Mësuese këtë nuk e kuptova unë…

-Eh, po nëse të pyes për celularin e kupton ti?…Këtu mendjen të tërë, se nuk e shpjegoj dy herë… Mirë, zemër, eja… eja, eja e bëjmë bashkë ushtrimin në tabelë, eja me mësuesen.

……………….

-Çfarë ke? Përse qan?

-Dua mamin…

-Po tani je rritur, shiko sa vajzë e madhe je. Hajt të të përqafoj pak mësuesja. 

………………………

-Tani mbani shënim detyrat e shtëpisë. Dhe kujdes, mos e ngrini zërin se do ia shënoj emrin në tabelë atij që bën zhurmë.

-Po folëm pastaj me zë të ulët do të na e fshish emrin nga tabela?

-Jo, fare nuk jua fshij.

Pas gjysmë ore:

-Mësuese po ti i fshive emrat.

-Ahh, po…vërtetë.. po vetëm këtë herë ama.

E pra, mësuesit nuk janë gjithmonë koherentë në atë ç’ka thonë. Madje ndonjëherë shfaqen bipolarë në sjellje. Po s’ka asgjë për t’u shqetësuar. Çdo ditë secili syresh përpiqet të tregojë rrugën e duhur, madje edhe duke marrë masa nga ato që shpesh fëmijët i bëjnë për të qeshur. Kjo është rruga për të qenë i kuptueshëm nga nxënësit, pa i trembur ata.

Imagjinoni një skenë si kjo e përditshmja në një orë mësimi në klasën e tretë:

-Fëmijë kemi punë: do bëjmë ushtrime të vështira sot. Mbledhje e zbritje me numra trishifrorë.

Ata janë aty duke të vështruar. Ka edhe ndonjë që mezi pret të nisë ora e leximit, se matematikën nuk e ka qejf fare, por ama gjithsesi ul kokën e shkruan. Një nga një vihen në provë. Ngrihen në tabelë. Dikush edhe vuan, ndjen, por kjo është e pashmangshme, sepse kjo është shkolla: luajmë, kënaqemi, por edhe lodhemi.

Mësuesi i sheh një nga një: vështrime të ngatërruara…a ju duhet ndihmë? Numërojnë e shkruajnë, fshijnë e shkruajnë përsëri.

Pastaj vjen momenti në të cilin rezultati është ai i duhuri: mësuesja i kontrollon dhe buzëqeshja në fytyrën engjëllore thotë: “I kam bërë mirë”.

Në bangën e tretë ata të dy po i fshijnë sepse kanë gabuar. (“E sheh që kisha unë të drejtë?” “E mirë, se edhe unë nuk isha i sigurt”) e pastaj nisin të flasin secili i kishte bërë më mirë i pari…por mësuesit kjo gjë i shkon për shtat. Ndërkohë nxënësi në tabelë psherëtin i mbuluar me bulëza djerse:

-Hajt do të bëjmë përsëri bashkë, derisa të gjithë ta mësojnë shkëlqyer. Madje më shumë se shkëlqyer.

Në fakt pikërisht kjo fytyrë e dashur dhe qeshur, është ajo që i vë në vështirësi çdo ditë. Ata janë të vegjël. Stepen. Mësuesja atëherë e kupton: është duke peshuar fort mbi mendjet e njoma. Bën një hap prapa.

Peshorja e një mësuesi është gjithmonë e çakorduar nga pesha e ndjeshmërisë, nga nevoja për të qenë e barabartë me të gjithë.

Veçse kjo jashtë nuk shihet, por edhe nëse shihet, nuk kuptohet.

Ama fëmijët të kuptojnë shumë mirë. E dinë se ç’ka për këtë e ç’ka për atë tjetrin, njohin insinuatat e hareve dhe zhgënjimeve që masin secilin prej tyre. E dinë përsosmërisht që qëllimet e përmbushura duhen festuar. Siç dinë edhe që qortimet kanë një masë që varet nga ajo që jepet e merret. E dinë përsosmërisht që mësuesja e tyre është…se si është kjo mësuesja…

E në fakt mësuesja është e paqëndrueshme, inkoherente. Po, sepse ka arsyet e saj. Ata kënaqen me peshoren e përjavshme të çakorduar. E dinë përse-në. Sa më shumë rrinë bashkë, aq më mirë e dinë ata.  

(Natasha Shuteriqi Poroçani)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:mesimdhenesmesuesmesueseprinder
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Planifikimi i një ore mësimi në lëndën e biologjisë
Next Article Ushqimet që përmirësojnë kujtesën tuaj
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?