Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Planifikimi i një ore mësimi në lëndën e biologjisë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Planifikimi i një ore mësimi në lëndën e biologjisë

portalishkollor
Last updated: February 20, 2017 2:20 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Ju ftojmë të shikoni planifikimin e një ore mësimi në lëndën e biologjisë, klasa e 10-të. Hapat e detajuar si fillon e si përfundon një orë mësimi. Për më tepër ju mund të shkarkoni librin e mësuesit duke klikuar në albas.al

Tema: Uji difuzon brenda dhe jashtë qelizës nëpërmjet osmozës

Objektivat: Në fund të orës mësimore nxënësi të jetë i aftë:

– të përkufizojë termin “osmozë”;

– të përshkruajë se çfarë është një tretësirë hipotonike, hipertonike dhe izotonike;

– të shpjegojë se çfarë e përcakton drejtimin e lëvizjes së ujit nga brenda – jashtë qelizës dhe e kundërta;

– të argumentojë rëndësinë e procesit të turgorit.

Mjetet mësimore: gotë me ujë, kokrra rrushi, sheqer, peshore.

Konceptet kryesore: osmozë, tretësirë hipotetike, hipertonike, izotonike, presion turgori.

Struktura e mësimit: PNP

Fazat e strukturësStrategjitë mësimoreVeprimtaritë e nxënësveOrganizimi i nxënësve  
ParashikimiPërmbledhja e strukturuar e shënimeveZhvillimi i fjaloritTë gjithë nxënësit  
Ndërtimi i njohuriveShkëmbe një problemTë lexuarit ndërvepruesPunë në grupe  
PërforcimiTë nxënit me këmbimeTë lexuarit ndërvepruesPunë në grupe

a) Parashikimi. Përmbledhja e strukturuar e shënimeve

Përmbledhja e strukturuar mbi osmozën dhe llojet e tretësirave sipas përqendrimit të tyre.

Mësuesi/ja: Sot do të flasim për difuzionin e ujit përmes membranës qelizore që quhet osmozë, e cila është një formë pasive e shkëmbimit të lëndëve përmes membranës.

Mësuesi/ja drejton pyetjen:

– Kur një tretësirë quhet me përqendrim të lartë ose e përqendruar?

Nxënësi 1: Tretësira quhet me përqendrim të lartë, kur sasia e lëndës së tretur është më e madhe se tretësi.

Mësuesi/ja: Këto tretësira quhen ndryshe hipertonike.

– Po tretësirat me përqendrim të ulët ose vëllimi iqelizës është i zvogëluar (origjinali)?

Nxënësi 2: Tretësira quhet me përqendrim të ulët ose të holluar kur sasia e substancës së tretur është më e vogël se sasia e tretësit.

Mësuesi/ja: Këto tretësira quhen ndryshe hipotonike, ku vëllimi i qelizës në këto tretësira zmadhohet për shkak të osmozës. Një tjetër tretësirë është ajo izotonike, ku vëllimi i qelizës të vendosur në këto tretësira nuk ndryshon, sepse përqendrimii tretësirës është i njëjtë jashtë dhe brenda qelizës.

Pasi mësuesi/ja jep konceptet kryesore të osmozës, llojet e tretësirave dhe presionin e turgorit thotë: Tani le të kryejmë një eksperiment të thjeshtë. Ata vendosen në tretësira hipertonike apo hipotonike të sheqerit si dhe në ujin e pastër.

b) Ndërtimi i njohurive. Shkëmbe një problem

Mësuesi/ja cakton grupet në bazë prej 4 vetash. Secili grup do të punojë për zhvillimin e eksperimentit që përshkruhet nga mësuesi/ja.

Mësuesi/ja: Në eksperimentin e parë do të tretni 100 g sheqer në 1 l ujë ndryshimi do të pësojnë kokrrat e rrushit në përmasat e tyre pas 10 minutash.

Nxënësit pasi kryejnë eksperimentin, japin një përgjigje.

Nxënësi 1: Kokrrat e rrushit nuk kanë pësuar ndryshim të dukshëm në përmasat e tyre.

Mësuesi: Shtoni sasinë e sheqerit në gotë duke e bërë atë 200 g në 1 l ujë. Çfarë do të vëreni në membranën e qelizave të kokrrës së rrushit pas 10 minutash?

Nxënësi 2. Vëmë re se me rritjen e përqendrimit të sheqerit kokrrat e rrushit fillojnë të tkurren.

Mësuesi: Si quhet tretësira e sheqerit në këtë rast?

Nxënësi 3: Tretësira quhet hipertonike

Mësuesi: Përsëriteni eksperimentin me ujë të pastër, pa sheqer dhe nxirrni konkluzionin mbi ndryshimin e volumit të qelizave të kokrrës së rrushit pas intervalit kohor prej 10 minutash.

c) Përforcimi. Të nxënit me këmbime

Mësuesi/ja. Tani do të lini grupet bazë dhe do të bëni një rigrupim. Për këtë numëroni brenda grupeve “një, dy, tre, katër”. Të gjithë nxënësit me numër 1 do të mblidhen së bashku për të formuar grupin e ekspertëve nr. 1.

Nxënësit me nr. 2 do të formojnë grupin e ekspertëve nr. 2 e kështu me radhë. Mësuesi/ja cakton një drejtues të diskutimit për secilin grup ekspert dhe u jep detyrat secilit grup të ekspertëve.

Grupi i ekspertëve nr.1: Ju do të përshkruani se çfarë është një tretësirë hipotonike dhe shpjegoni lëvizjen e ujit në këtë rast përmes membranës qelizore si ndryshon vëllimi i qelizës.

Grupi i ekspertëve nr. 2: Ju do të përshkruani se çfarë është një tretësirë hipertonike. Shpjegoni drejtimin e lëvizjes së ujit në dy anët e membranës qelizore e si ndryshon volumi i qelizës në këto tretësira?

Grupi i ekspertëve nr 3: Ju do të përshkruani se çfarë është një tretësirë ozotonike. Shpjegoni a ndryshon volumi i qelizës të vendosur në këto tretësira dhe pse?

Grupi i ekspertëve nr: 4: Ju do të shpjegoni me fjalët tuaja presionin e turgorit dhe do të argumentoni rëndësinë e tij.

Gjatë kohës që nxënësit punojnë mësuesi qarkullon nga grupi në grup që t’i ndihmojë nxënësit të përqendrohen dhe t’i sqarojë për çka ata mund të kenë nevojë. Pastaj grupet eksperte në bazë ku secili drejton pjesën e vet.

Vlerësimi i nxënësve

Në përfundim të orës së mësimit mësuesi u kërkon nxënësve të mendojnë se sa ka qenë kontributi i secilit në diskutim dhe se si mund të përmirësohet më tej veprimtaria:

– Nxënësit vlerësohen për përgjigjet e dhëna për 3 llojet e tretësirave hipertonike, hipotonike e izotomike, si dhe për mënyrën e përshkrimit të procesit të osmozës.

Nga përvoja: Puna në grup ekspertësh bën që nxënësit të fitojnë më tepër shprehi dhe aftësi në punët eksperimentale dhe në përcaktimin e saktë te llojet të tretësirave.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASmesimdhenesmesuesmesuesemodeltest
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Të duash në adoleshencë!
Next Article Se si është kjo mësuesja
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?