Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Yndyrnat kanë vlera të larta ushqimore, janë burim energjie
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Jeto shëndetshëm

Yndyrnat kanë vlera të larta ushqimore, janë burim energjie

portalishkollor
Last updated: February 2, 2017 9:19 am
portalishkollor
Share
SHARE

Yndyrnat janë produkte të gatshme që prodhohen në sasi të mëdha nga lëndë të para bimore dhe shtazore për qëllime ushqimore dhe teknike. Yndyra jep sasi të madhe energjie, ajo përdoret si ushqim për njeriun. Yndyrnat më origjinë bimore quhen vajra, ato me origjinë shtazore, dhjamëra dhe ato që nxirren nga qumështi gjalpra. Yndyrnat sipas gjendjes së tyre ndahen në tri grupe: të ngurta (dhjami), gjysmë të ngurta (gjalpi) dhe të lëngëta (vajrat e yndyrshme).

Yndyrnat kanë vlera të larta ushqimore dhe janë burim energjie për organizmin e njeriut. Ato përmbajnë vitaminë A, D, E etj. Veçanërisht janë të pasura me vitaminë A dhe D gjalpi i lopës në stinën e verës dhe yndyra e peshkut. Yndyra e embrionit të kokrrës së grurit, të misrit dhe të tërshërës përmban vitaminën E. Organizmi i njeriut i asimilon me lehtësi yndyrnat e lëngëta dhe ato me temperaturë të ulët shkrirjeje si gjalpi dhe dhjami i derrit etj.

Vaji i ullirit. Del nga fruti i ullirit, i cili rritet shumë në vendin tonë. Vaji i ullirit mund të jetë i rafinuar ose jo. Ai përdoret zakonisht në gjendje të papërpunuar, d.m.th. i gjallë për sallata të ndryshme, salcë majonezë etj. Dhe për gatimin e disa gjellëve. Vaji i ullirit duhet të ruhet në kushte të mira, të mos mbahen sende me erë afër tij si: vajguri, benzinë etj.

Vaj luledielli. Është vaj vegjetal që prodhohet nga bima e lulediellit. Ky vaj është mirë të përdoret i rafinuar për ushqim. Duhet të jetë kryesisht i tejdukshëm, pa erë ose me erë karakteristike të dobët të vetë vajit.

Vaji i kikirikut. Nxirret nga bërthamat e zhveshura dhe të pastruara të kikirikut.

Gjalpi. Është nënprodukt i qumështit që jep sasi të mëdha kalorish dhe asimilohet lehtësisht nga organizmi. Përmban vitamina A, D dhe E. Gjalpi ndahet në lloje të ndryshme, sipas llojit të qumështit, pres së cilit prodhohet. Kështu kemi gjalpë që prodhohet nga qumështi i lopës, i deles, i buallicës etj. Gjalpi përdoret për ushqim në gjendje të freskët. Po kështu përdoret në disa gjellë si: makarona, supa, musaka etj.

Dhjami. Nxirret nga derri, lopa, bagëtitë e leshta etj. Dhjami i cilësisë së mirë duhet të ketë erën natyrore të dhjamit, shija e tij të mos jetë e hidhur dhe të mos ketë erë tjetër.

Margarina. Është një produkt që del nga përpunimi i yndyrnave. Ajo për sa i përket shijes, erës dhe asimilimit i afrohet gjalpit të lopës. Margarina është një produkt i gatshëm ushqimor i cili praktikisht nuk ndryshon nga gjalpi i freskët kur ndiqet procesi i rregullt i prodhimit të saj. Për prodhimin e margarinës përdoren yndyrna bimore e shtazore të përziera sipas recetave të ndryshme. Qumështi i shtohet margarinës me qëllim që kjo e fundit të marrë erën e këndshme specifike të qumështit dhe t’i afrohet më tepër gjalpit. Margarina përdoret për gatim në: supa, vezë, makarona dhe gjellë të tjera.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ushqimyndyrna
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Si është shkolla sot, ashtu do të jetë e ardhmja e Shqipërisë
Next Article Le të flasim ADOLESHENÇE
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?