Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Rrjeti virtual, zgjedhje apo zgjidhje?
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kuriozitete

Rrjeti virtual, zgjedhje apo zgjidhje?

portalishkollor
Last updated: January 13, 2017 3:26 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Nuk janë të paktë ata që vendosin të bëhen pjesë e pashqitshme e motorit virtual. Fundja, telefoni dhe rrjetet sociale janë krijuar për të na afruar me njëri-tjetrin, për të ndarë opinione të të gjitha ngjyrave, madje pa censurë, me një liri afrie, mirësie apo ligësie, një zukamë pa fre dhe sporadike në të shumtën e rasteve…

Shmangia apo izolimi është një zgjedhje, që shpesh duket anomali. E çuditshme. (?!)

T’i ikësh turmës rrallë ka qenë zgjedhje. Po i jap pak ngjyra vërtetësie. Horaci në fermën e tij donte vetëm këngën e Burimit të Bandusias; Virgjili u tret për të qëndruar në ndonjë shtëpi diku mes kodrave. Bukurinë e një ikje të tillë Hopkins e përkufizoi në poemën e tij “Strehë-parajsë”: Dhe m’u kërkua të jem / atje ku stuhitë nuk mbërrijnë / Në limanet e heshtura.

Për të mos harruar poetin, që mbledh plaçkat e niset për të gjetur “madhështinë e ëndrrave” e, në vetmi, mendon se “gjen” shpirtin e tij.

Dëshira për t’i shmangur “aleancat e ngatërruara”, për t’iu larguar së shkuarës apo së tashmes, çon në ikjen nga realiteti po aq sa vendosmëria për të ndërtuar gjëra të reja…

“Ikës”, ndokush do t’i quante. Ikës që endet dhe bën ecejake kundër rrymës…

“Ikës” të tillë janë të lumtur të mos kenë asnjë lloj shoqërie të (pa)këndshme për ditë të tëra… Pse i admiroj ca?!

Edhe pse nga kjo zgjedhje ndihesh i paqetë, sepse ikja nuk është zgjidhja! Sepse lëmë gjurmë pas vetes…që nuk fshihen dot.

Pse nuk pajtohesh(m), pra, me përshtatjen në botën digjitale. Sepse nuk do që të jesh në mënyrë të përhershme, i telefonuar, i vëzhguar, i gjykuar, pjesë e gjithë kësaj zhurmënaje.

E sigurt është se arratia nga realiteti nuk është zgjidhja, jo nuk është…edhe pse të duhet të zgjedhësh se si të përshtatesh…

(Artemisa Bushi)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:zgjedhjezgjidhje
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Ushqimet që mbrojnë fëmijët nga virozat e stinës
Next Article Si të rrisim fëmijë altruist
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?