Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Rreth serisë “Librat gjigantë”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Rreth serisë “Librat gjigantë”

portalishkollor
Last updated: November 9, 2017 2:43 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Fletoret janë bërë në format të madh, me qëllim që fëmija të mund të punojë mbi to dhe i shtrirë mbi tapet.

Kjo seri me katër tituj është hartuar mbi objektivat e përfshirë në programin mësimor për ciklin parashkollor. Përmes teksteve të shkurtra me figura interesante, fëmijët do të mësojnë të ngjyrosin, të lexojnë, të shkruajnë dhe të zbaviten duke luajtur në grup.

Personazhet e njëjta në secilin libër: një vajzë, një djalë dhe pesë kafshët që janë miqtë e tyre, vihen në situata të larmishme, të cilat u mësojnë fëmijëve si të sillen mirë, si të jenë të shëndetshëm e të lumtur, si të jenë të kujdesshëm në rrugë dhe si të mbrojnë mjedisin.

Me kërkesat e larmishme, si: ngjyrosja, shkrimi, shënimi, rrethimi, plotësimi i fjalëkryqeve, numërimi, fëmijët ushtrohen individualisht dhe në grup.

Mbrojtësit e natyrës

Luaj dhe mësoj të mbroj mjedisin

Natyra, ajri, lumi, pema, lulja – kjo është natyra që na rrethon, e cila fillon nga oborri dhe shkon deri larg, në malet, pyjet, detet etj.

Dy personazhet, Bora dhe Blerimi, së bashku me miqtë e tyre kafshë, i udhëheqin fëmijët në një rrëfim, në të cilin fëmijët mësojnë si të kujdesen për natyrën: të mos prishin lulet, të mbjellin bimë, të përdorin mjete transporti që nuk ndotin ajrin, të mos lënë mbeturina apo të mos ndezin zjarr në pyll, të mbajnë pastër mjedisin ku jetojnë, të ndajnë mbeturinat sipas materialit me të cilin bëhen, t’i ripërdorin ato, të kursejnë ujin dhe energjinë pozitive, të kujdesen për kafshët etj.

Jetoj shëndetshëm

Luaj dhe mësoj të jem i shëndetshëm dhe i lumtur

Ky libër me vjersha të vogla e të thjeshta, të ilustruara me figura interesante, i mëson fëmijët se ç’janë ushqimet dhe uji, si të ushqehen mirë dhe shëndetshëm, cilat janë pjesët e trupit, si të kujdesen për veten, të merren me sporte, të shkojnë te mjeku, të pushojnë dhe ëndërrojnë, të kenë mendime të mira, si dhe të shprehin hapur mendimet dhe emocionet e tyre.

Mirësjellja

Luaj dhe mësoj të sillem mirë

Përshëndetje! Më fal! Faleminderit! Natën e mirë! Që sa zgjohen në mëngjes e derisa bien për të fjetur, njerëzit duhet të sillen mirë me të gjithë ata që takojnë. Miqtë tanë, nëpërmjet veprimtarive dhe situatave të larmishme, u mësojmë fëmijëve rregullat e mirësjelljes: të thonë “Mirëmëngjesi!” kur zgjohen, të sillen mirë në tavolinë, të ndihmojnë të tjerët, të kujdesen për veten, të mbajnë higjienë, të vendosin gjërat në vend, të njihen me miq të rinj, të luajnë bashkë me të tjerët, t’i dëgjojnë me vëmendje ata, të respektojnë të ndryshmit nga ata, të kërkojnë falje, të thonë “fjalët magjike”, të mos flasin me zë të lartë, të mos hedhin mbeturina në mjedis etj. 

Të sigurt në rrugë

Luaj dhe mësoj të jemi kujdesshëm në rrugë

Të jetosh në qytet është bukur, por të kalosh nëpër rrugët e tij ka rreziqe. Ky libër i njeh fëmijët me rrugën dhe përdoruesit e saj, rregullat e qarkullimit rrugor, shenjat dhe sinjalet rrugore. Ndalo! Prit! Shiko! Kalo! Nëpërmjet personazheve të këndshme dhe gjuhës së thjeshtë gazmore, ata mësojnë si të jenë të sigurt në rrugë. Me kërkesat e larmishme, si: ngjyrosja, shkrimi, shënimi, rrethimi, plotësimi i fjalëkryqeve, numërimi, ata ushtrohen për atë që mësuan, duke luajtur individualisht dhe në grup. 

Blini online librin që dëshironi duke klikuar në www.librarialbas.al

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASliber
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Klasikët e mi të parë”, 34 rrëfime të mrekullueshme
Next Article Seria e librave “Eja ta gjejmë” nga Albas
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?