Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Mbi librin “Instinkti i vdekjes”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Mbi librin “Instinkti i vdekjes”

portalishkollor
Last updated: August 14, 2017 2:27 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Nju-Jork, 1920. Sapo ka mbaruar Lufta e Parë Botërore dhe trazirat e viteve ‘20 nuk kanë filluar ende. Fabrikat po mbyllen, familjet po humbasin shtëpitë e tyre. Burrave të papunë u ndalohet të pinë, sipas ligjit të ri të Ndalimit të Alkoolit. Në rrugët e Manhatanit ndihet kundërshtimi dhe pasionet e pashprehura ndaj gjendjes në vend. Në këtë moment Uoll Striti …eksplodon. Është sulmi terrorist më shkatërrimtar dhe më vdekjeprurës i kryer deri atëherë në truallin e Shteteve të Bashkuara.

“Instinkti i vdekjes” fillon me një ditë shtatori, kur pikërisht në Manhatanin e Poshtëm ndodhi ky eksplozion i fuqishëm dhe amerikanët filluan të mendojnë se cilët ishin ata që i urrenin kaq shumë. Atë ditë fjala “terrorist” u bë pjesë e fjalorit amerikan dhe populli u përgatit për luftë.

Të kapur në vorbullën e këtyre ngjarjeve janë veterani i luftës Stratham Janger, polici detektiv Xhimi Litelmor dhe bukuroshja enigmatike Koletë Russo. Një varg misterioz faktesh, së bashku me një seri sulmesh të pashpjegueshme ndaj Koletës dhe një e shkuar e saj e groposur thellë, e shoqëron këtë treshe në një udhëtim sa të mundimshëm aq edhe interesant, nga Parisi në Pragë, nga çatia e qiellgërvishtësit më të lartë në botë, në kasafortat më sekrete nën tokë të Thesarit të ShBA-së, nga laboratori i Mari Kyrisë në Institutin e Radiumit në Francë, që përpiqej të përdorte radiumin për të shëruar të sëmurët nga kanceri, te fabrika, ku radiumi vriste njerëz, nga shtëpia e Sigmund Frojdit në Vjenë, në sallat e Kongresit në Uashington DC, në korridoret e ndërtesave të pushtetshme në Uashington DC, dhe, në fund të fundit, te thellësitë e fshehta të instinkteve tona më të egra.

Ndërsa pjesëzat e frikshme, në dukje pa lidhje, të enigmës fillojnë të bashkohen, Jangeri dhe Litelmori zbulojnë sekretin e Koletës dhe të vërtetën shokuese të aktit terrorist në Uoll Strit.

E vendosur në sfondin e bombardimit shkatërrimtar të Uoll Stritit në Shtator 1920, një ngjarje historike reale që mbetet edhe sot e kësaj dite e pazbuluar, Instinkti i Vdekjes lidh përsosmërish faktin me sajesën, vrasjen me pasionin, ankthin me aventurën, në një histori që flet për të fshehtat më të thella të instinkteve tona më primitive.

Autori e merr këtë ngjarje historike dhe përpiqet t’u japë përgjigje të gjitha pyetjeve dhe enigmave që shoqërojnë ngjarjen, por ndërkaq, ndryshe nga shumë shkrimtarë të tjerë, ai ka besim te lexuesit dhe i lë vend fantazisë së tyre që të nxjerrin konkluzionet e tyre.“Ka rrugë të ndryshme si të sillesh me terrorin e vdekjes, – shkruan ai. – Ta mohosh, të jetosh në ankth ose ta pranosh. Por është edhe një rrugë e katërt, që kërkon jo ta harrosh, jo të gënjesh veten dhe as të servilosesh në altarin e të pashmangshmes. Gjithçka ka të bëjë me instinktin.”

Novela e Rubenfeldit të mban në ankth nga kombinimi i skenave plot aksion ku nuk mungojnë rrëmbimet, përleshje me thika dhe pistoleta, helmime, grabitje bankash, korrupsion, intriga, politikë, dashuri, aventura, psikologji e psikanalizë etj. Novelën e përshkon një fill i qëndrueshëm intrige dhe konfuzioni, përfundimin e të cilëve, lexuesi nuk do t’i imagjinonte kurrë.

Novela të mbërthen nga larmia dhe simbolika e ngjarjeve, gërshetimi i situatave, thellësia e analizës së ndodhive dhe karaktereve, dëshira e autorit për të zbuluar të fshehtat më të thella të instinkteve tona primitive dhe sidomos beteja e vazhdueshme universale midis së mirës dhe së keqes, luftës dhe paqes, jetës dhe vdekjes që përfundon me triumfin e së mirës.

Duke i uruar lexim të mbarë lexuesit, besojmë se do ta pëlqejë këtë novelë, e cila në ShBA konsiderohet si një nga Best Seller-it dhe Best Historical Mistery. 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASliber
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Projektligji për Profesionete Rregulluara në Republikën e Kosovës
Next Article Ky është Fakulteti më i kërkuar nga maturantët shqiptarë
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?