Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: “Mësuese e di…” nga Natasha Shuteriqi Poroçani
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

“Mësuese e di…” nga Natasha Shuteriqi Poroçani

portalishkollor
Last updated: November 16, 2016 2:15 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Ajo fjalia : “Mësuese e di…”, nuk është gjithmonë njësoj. Varet nga mënyra se si të afrohet: 

– Kur vijnë shpejt, me vrap, me kërcime, me ulërima, me të qara:

 – Mësuese e di, mua më ka rënë dhëmbi i qenit; dje te çanta, brenda gjeta një salamandër, unë kujtova se ishte salamandër po ishte vetëm një gjethe e mandarinës që ma futi gjyshja në mëngjes; mbrëmë macja erdhi te divani dhe bëri çiçin në tapet pastaj; vëllai im gjeti një papagall te dritarja, po nuk fliste fare, fare.

  -Kur vijnë pak më të qetë, duke ngritur mëngët, fytyra e trishtuar, sytë përtokë: dua të të them diçka, po nuk më dalin fjalët, ja nuk e di se si ta them: kam harruar të bëj detyrat; motra vogël ma zhgarraviti librin e matematikës, mistrecja….më dhemb barku dhe kam temperaturë -i thashë edhe mamit sot (që përkthehet: i thashë, po ajo më solli që më solli në shkollë, kështu që me mua kujdes sot, jam i sëmurë….).

 -Duke parë me kujdes nga prapa se mos po e sheh dikush dhe me zë të ulët afër veshit:  -Mësuese e di, Sara nuk më ka futur te lista e ditëlindjes të dielën. Dhe pastaj lot, shumë lot. Aq shumë sa duhet një e tërhequr e fortë e hundëve për t’i mbajtur një çikë. -Sara po e bënte listën sipas bankave dhe te banka ime nuk kishte arritur akoma, po Megi më tha që ndoshta mua nuk më thërret…

-Por ka edhe ndonjë që “Mësuese e di” nuk ta thotë asnjëherë. Ta thonë të gjithë, por ai jo. Ai nuk të thotë asgjë për shumë, shumë kohë. Merr pjesë, të dëgjon, është i vëmendshëm në çdo gjë, por ama atë “Mësuese e di”, jo, atë nuk ta thotë. Nuk të thotë asgjë për veten dhe ti ndien një si lloj sikleti, mungon një hallkë e zinxhirit. Nuk mund të rrish pa “mësuese e di”, qoftë edhe nga një i vetëm.  Por ai po të jep një sinjal. Po të thotë që ende nuk beson te ti. Ti nis e vret mendjen se ç’mund të kesh bërë: mos ke harruar pa i vënë një yll te detyra? Mos nuk e ke përfshirë sa duhet? Apo i ke thënë ndonjë fjalë pa menduar? Ah, mos ndoshta i ke thënë një  një “do vi pastaj të të ndihmoj?” si premtim të pambajtur? Atëherë ulesh në bankën e tij dhe nis e hap ngadalë fletoren e detyrave duke i vënë njërën dorë në sup, si një shoku të mirë. Pikërisht atëherë dëgjon: -Mësuese, e di, nesër babi ka ditëlindjen dhe ne do t’i bëjmë një surprizë. Eh, më në fund!  

Në shkollë, për fat i takon të tëra këto. Sa më shumë rriten, aq më e vogël bëhet kjo pjesë e punës së mësuesit, por gjithsesi nuk zhduket kurrë. “Mësuese e di”, është një domosdoshmëri.  Dhe ne nuk mund të rrimë aty, pa ua vënë veshin. Shpesh, në fakt edhe lodhemi, sepse “Mësuese e di” mund të zgjasë edhe 7 minuta, po mësueset ia dalin. S’kanë alternativë tjetër.

(Natasha Shuteriqi Poroçani)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:mesimdhenesmesuesenxenes
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Më quajnë… Aleksandër Moisiu”, libri më i mirë për fëmijë
Next Article Mesazhe nga shkolla 9-vjeçare “Bajram Curri”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?