Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Letër vetes time 35 vjeç nga nxënësi Rogers Veizi
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Letër vetes time 35 vjeç nga nxënësi Rogers Veizi

portalishkollor
Last updated: April 27, 2017 1:40 pm
portalishkollor
Share
SHARE

I dashur Rogers,

Kanë kaluar plot 18 vite dhe kjo letër tani ka mbërritur tek ty. Në fund të fundit, dihej që një ditë do ta merrje sepse koha evolon, çdo gjë e ka një fillim dhe një fund. Kështu, kjo letër mbërriti në destinacionin e saj përfundimtar:17.02.2034! Koha ka ndryshuar, të përbashkëtat midis nesh po ndalojnë së ekzistuari e hendeku i ndryshimeve po rritet gjithnjë e më tepër.

Ne jemi ndryshe: Unë jam një 17-vjeçar i cili thur çdo ditë ëndrra e është i mbushur plot ambicie e synime. Ty ambicia nuk të mungon, por ajo nuk është në të njëjtat nivele me timen sepse ti tani ke një punë, një familje të re, një grua, fëmijët e tu, një makinë, një shtëpi të re, një llogari bankare etj. Ti je duke jetuar në planet dhe ambiciet që unë jam duke i krijuar! 

Ndoshta ti mendon se je duke kaluar një jetë të qetë, pa stres dhe shqetësime, por e ke gabim! Jam unë ai që po e jeton ketë jetë të qetë. I vetmi preokupim i mirëfilltë i imi është shkolla. Mua nuk më shqetëson buxheti familjar, të paktën jo aq sa ti. Unë nuk kam përse të punoj për të tjerët, madje as për veten time. Unë dal me shoqërinë pa pasur nevojë për t’i studiuar mirë ato persona që mbaj afër vetes, bëj qejf, bëj gabime pa u përballur me pasojat, unë bëj gjithçka që dua të bëj. Megjithatë jeta jote është e bukur, ndoshta edhe më e bukur se e imja.

Ti je i suksesshëm në punën tënde, në familjen tënde e në shoqërinë tënde.Ti ke një temperament më të përmbajtur sesa unë. Ti je i rrethuar nga lëvdatat. Të gjitha këto mund të të lumturojnë pafundësisht sepse ti po e kthen çdo synim tëndin në realitet. Ti je perfekt në realitetin tënd, por kurrë mos e harro, ti je krijimi i një ëndërrimtari!

Rogers Veizi, klasa: XII, nxënës i shkollës “Nikola Koperniku” në Elbasan

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:leternxenes
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Mendoj gjithë ditën për seksin, është normale?
Next Article Mësuesja: Matematika, mbretëresha e shkencave
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?