Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Libri studimor “Udhëtime letrare”, Nasho Jorgaqi
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Libri studimor “Udhëtime letrare”, Nasho Jorgaqi

portalishkollor
Last updated: July 5, 2017 1:19 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Me Naimin, Jul Varibobën, De Radën, Gavril Darën, Seremben, Nolin, Migjenin, Shime Deshpalin, Vorea Ujkon dhe të tjerë rilindës….

Të udhëtosh nëpër mite me një mit të gjallë, është një kënaqësi e jashtëzakonshme. Megjithëse për Naimin, De Radën, Seremben, Nolin apo Migjenin, nuk ka shqiptar që të ketë kaluar nga bankat e shkollës dhe të mos ketë mësuar për ta, libri studimor “Udhëtime letrare”, i Nasho Jorgaqit, na drejton kah përshkrime të gjalla dhe perceptime që do të mbeten gjatë në mendjen e lexuesit. Këtu veçanërisht çdo mësues apo lektor i letërsisë, çdo nxënës apo student me interesa përtej tekstit shkollor, do të gjejë një larmi dokumentesh të reja të panjohura më parë.

Në këtë libër, gjuha e rrëfimit përcillet përmes dokumentimit të informacionit, duke realizuar me mjeshtëri biografitë e letrarizuara të dishepujve tanë të rilindjes kombëtare. Përmes leximit të këtij libri të duket sikur të kesh qenë pranë Naimit, pranë Arbëreshëve të Kalabrisë dhe atyre të Zarës, të duket sikur ke udhëtuar dhe biseduar me priftin poet, Vorea Ujko, sikur ke biseduar me Nolin, Migjenin, De Radën, Gavril Darën, Shime Deshplain dhe shumë të tjerë. Të duket sikur ke ecur nëpër rrugët ku kanë kaluar ata, sikur ke prekur gjithçka të prekur prej tyre, sikur të jesh kthyer në kohën në të cilën ata përveç letërsisë ndërtuan epokën, kulturën dhe identitetin shqiptar të rilindur.

Leximi na drejton kah Fan Noli, i përshkruar përmes rikrijimit të kujtesës prej takimit të autorit të këtij libri, Nasho Jorgaqi, me nipin e Fan Nolit, kur ai dikur kishte dalë t’i priste në verandën e doganës sonë…

Ne takohemi përmes këtij libri me Migjenin, lexojmë pikëpyetjet e mëdha për botën dhe marrëdhënie të përjetshme me të. Lexojmë udhë përshkrim drejt Sofjes, udhërrëfyes i së cilit bëhet Thoma Kacori, dhe shkelim me hapat tona nëpër vendet ku rilindësit tanë dhanë kontributet e tyre të çmuara.

Libri është i organizuar në strukturën e rrëfimit, i pajisur me dokumente dhe fotografi të kohës në të cilën jetuan shkrimtarët për të cilët studiuesi shkruan. Ky studim krejtësisht i veçantë për nga mënyra e organizmit të materialeve dhe teksteve të përzgjedhura nga autori Nasho Jorgaqi, mbetet një burim i rëndësishëm për të gjithë mësuesit dhe lektorët e letërsisë, dhe veçanërisht një libër me shumë vlerë për nxënësit dhe studentët e letërsisë shqipe. 

Blini online librin që dëshironi duke klikuar në www.librarialbas.al

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASliber
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Mënyrën e shpjegimit e vendos mësuesi, jo nxënësi!
Next Article Ese: Mësuesi model nuk gjendet te një individ i vetëm
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?