Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: 5 mënyra si të mësoni dhe të përmirësoni gjuhën angleze
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

5 mënyra si të mësoni dhe të përmirësoni gjuhën angleze

portalishkollor
Last updated: October 6, 2016 11:22 am
portalishkollor
Share
SHARE

Të gjithë duan të dinë të flasin rrjedhshëm gjuhën angleze, në fakt kjo është një domosdoshmëri për të gjitha grupmoshat. Materialet, informacionet e rëndësishme, studime, eksperimente, ese, analiza…. këto e shumë të tjera do t’i gjeni në këtë gjuhë dhe ju duhet ta dini këtë gjuhë që t’i kuptoni. Nga ana tjetër, interneti bëhet lehtësisht më i lundrueshëm nëse ju e njihni mirë këtë gjuhë. Ka mënyra dhe metoda të sprovuara për mësimin e anglishtes. Por, pesë mënyrat e mëposhtme janë të vlefshme (veçanërisht për studentët e anglishtes si gjuhë e huaj). Ato jo vetëm ju ndihmojnë ta mësoni gjuhën angleze, por edhe që të përmirësoheni më tej në aftësitë tuaja me këtë gjuhë.

Gjeni një fjalor të mirë dhe filloni të lexoni një libër, gazetë apo revistë në anglisht që është disi më lartë se sa niveli juaj aktual i gjuhës. Kjo do t’ju ndihmojë të mësoni fjalë të reja në një mënyrë më interesante. Gjithashtu, kjo metodë është e vlefshme për mësimin e termave teknike në një fushë të caktuar (ekonomi, biznes, financë, etj.). Si rrjedhojë, aftësia juaj do të rritet në mënyrë dramatike qoftë edhe duke shpenzuar vetëm 15 minuta në ditë.

Dëgjoni fjalime, shihni dokumentarë apo filma në fusha me të cilat nuk jeni shumë të familjarizuar. Kjo do t’ju ndihmojnë të ushtroheni me terma dhe koncepte përtej nivelit apo njohurive që zotëroni aktualisht. Më tej, kjo metodë do t’ju ndihmojë me fjalorin, por mbi të gjitha me aftësinë tuaj për të kuptuar gjuhën e folur. Në fillim ju mund të vendosni nën-titujt (titrat e filmit) por më pas përpiquni ta bëni këtë gjë rregullisht pa vendosur nëntitujt dhe do të vëreni që i gjithë procesi do të bëhet më i lehtë me kalimin e kohës.

Edhe pse mësimi i gramatikës nuk mund të konsiderohet gjithnjë si pjesa më interesante e një gjuhe, gjithsesi gramatika mbetet thelbësore. Ju mund ta bëni këtë gjë lehtësisht ndërsa jeni duke lexuar një libër apo material më të vështirë ose duke parë një film/dokumentar pasi në të njëjtën kohë do keni mundësi të mësoni strukturën e fjalive të cilën mund ta përshtatni më pas sipas nevojave tuaja.

Mbani një ditar të shkruar i cili do ju lejojë të vini në praktikë aftësitë me anglishten që ju keni qenë duke i praktikuar me materialet që keni qenë duke lexuar, dëgjuar apo gramatikën që keni mësuar deri tani. Më pas ju mund t’i ktheheni shënimeve tuaja për të parë se si keni ecur, madje mund edhe ta vlerësoni vetveten për të kuptuar se ku keni ende nevojë të përmirësoheni.

Kur ta ndieni veten se jeni gati, atëherë përpiquni që të gjeni mundësi për t’u “zhytur” tërësisht në këtë gjuhë! Ju mund të kërkoni të qëndroni me persona që flasin vetëm anglisht. Kjo është edhe faza ku ju do jeni në gjendje që të testoni plotësisht aftësitë e reja me gjuhën.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:mesimdhenesnxenes
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Zuckerberg tregon “fermat ku prodhohet gjithçka e Facebook”
Next Article Fëmijët nuk mund t’i vendosim në “rresht”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?