Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Letër kushtuar mësuesve për fillim e vitit shkollor
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Letër kushtuar mësuesve për fillim e vitit shkollor

portalishkollor
Last updated: August 12, 2016 1:46 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Për mësuesit që do të marrin klasë të re në këtë vit shkollor.

Viti shkollor po afron dhe shumë nga mësuesit marrin në kujdesari klasa të para apo nxënës të rinj që nuk i njohin. Shpesh gjendemi përballë vështirësive vetëm për faktin që nuk e njohim nxënësin. Cilat janë pikat e forta të tij? Çfarë pëlqen? Çfarë e shqetëson? Cilat janë pritshmëritë e prindërve për fëmijën e tyre? ……. 

Nga përvoja ime në vite, kam vënë re që komunikimi mësues-prindër lë për të dëshiruar. Kjo vjen për shumë arsye që nuk dua të ndalem tani, pasi ajo që dua të theksoj në këtë shkrim është një nga format e komunikimit mësues-prindër, që është letra. Modeli që po sjell më poshtë është pikërisht një model letre që shërben për të hedhur urat e para të bashkëpunimit dhe që na sjell informacion për nxënësit me të cilët do të punojmë. Ai është një informacion shumë i rëndësishëm për të vënë synime dhe objektiva të qarta për secilin nxënës. Letra mund të jetë pak a shumë në këtë model:

Të dashur prindër,

Ndihem shumë e emocionuar lidhur me vitin e ri shkollor që po afron. Po pres me padurim për të mësuar gjithçka që është e mundur rreth fëmijës suaj të çmuar dhe ju premtoj që në javët në vijim do të punoj pa u lodhur për ta arritur këtë. Që t’i paraprijmë këtij qëllimi do të doja t’ju  kërkoja një favor.

Ju lutem, a mund të më shkruani një letër  rreth fëmijës tuaj? Jeni të mirëpritur të më tregoni për çfarë të dëshironi, por për disa nga ju, që ashtu si dhe unë, keni nevojë për ndonjë orientim, kam disa sugjerime.

Me të vërtetë do të doja të dija se çfarë e bën fëmijën tuaj një person të veçantë, që të dyja palët e dimë që është. Çfarë i pëlqen të bëjë? Kujt i ngjan? Cila është arritja e tij/saj më e madhe? Do ju jem shumë mirënjohëse për çdo informacion që mund të më ndihmojë për të njohur më mirë fëmijën tuaj.

Përveç atyre që do të më tregoni rreth fëmijës suaj të çmuar, do të doja të dija dhe për synimet dhe pritshmëritë që ju keni për fëmijën tuaj, apo edhe ndonjë shqetësim që keni lidhur me këtë vit shkollor. Ky vit shkollor do të jetë viti i ndryshimeve të mëdha dhe duke ditur pritshmëritë tuaja do jemi në të njëjtën rrugë. Ju jeni mësuesi i parë dhe më i rëndësishëmi i fëmijës suaj dhe synimi im është që të përforcoj dhe të përpunoj ato njohuri që tashmë janë marrë në shtëpinë tuaj.

Ju lutem, dërgojeni këtë letër në zarfin që është ngjitur, deri më datën (shënoni datën dhe ditën).

Ju falënderoj shumë për ndihmën që po më jepni dhe ju lutem mos ngurroni të më drejtoheni për çdo pyetje apo shqetësim që mund të keni.

(Drita Kolndreu, Msc. Nëndrejtore e Shkollës “26 Nëntori”, Tiranë)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:letermesimdhenesmesuesmesuese
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Është normale që cikli im menstrual të jetë i çrregullt?
Next Article Derinkuyu, qyteti i nëndheshëm 3000-vjeçar
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?