Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Mbi romanin “Dashuria, fantasia”
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Mbi romanin “Dashuria, fantasia”

portalishkollor
Last updated: October 16, 2017 8:09 am
portalishkollor
Share
SHARE

Ky roman sjell me imtësi atmosferën, ngjyrat, zhurmat e këtyre ngjarjeve historike, por edhe praninë dhe psikologjinë e personazheve historike.

Romani “Dashuria, fantasia” (lojëra të ndryshme tradicionale luftarake, kalërimi algjerian) është një paradë historike, një dialektikë midis të shkruarit (në frëngjisht) dhe të folurit (në arabisht), një hetim mbi natyrën e identitetit algjerian, por edhe një “arkeologji e brendshme”. Kjo paradë historike fillon me pushtimin e Algjerit më 1830, deri në Luftën e Pavarësisë (1954-1962).

Djebar-i bazohet në arkivat dhe rrëfimet e dëshmitarëve okularë, shkruar në atë kohë nga artistë, oficerë, publicistë dhe ushtarë të ndryshëm të panjohur. Këto episode përshkruajnë akte barbarie të kryera nga francezët, të cilët shfarosën fise të tëra, si dhe përvoja individuale, që nënvizojnë krenarinë dhe guximin e pashoq të algjerianëve përballë pushtuesit. Ky roman sjell me imtësi atmosferën, ngjyrat, zhurmat e këtyre ngjarjeve historike, por edhe praninë dhe psikologjinë e personazheve historike.

Rrëfimet e grave janë pasqyruar imtësisht në roman. Fjalët, modestia, shprehjet lakonike dhe mënyra e tyre popullore e të shprehurit: dialogu mes të kaluarës së afërt dhe asaj më të largët; mes përvojës personale dhe asaj kombëtare; mes shkrimit dhe të folurit; mes gjuhës së babait dhe të nënës.

Shkrimtarja, e dashuruar me muzikalitetin e frëngjishtes, përdor një fjalor mahnitës e të larmishëm. Stili i saj mund të pengojë lexuesin e pa mësuar me një ekstravagancë të tillë verbale. Por rezultati është një vëmendje e jashtëzakonshme te detajet, thirrje e të gjitha shqisave. Në këtë kërkim autobiografik, gjithçka bashkohet më në fund në një lëvizje të dyfishtë: në rizbulimin e kulturës dhe natyrës së saj, dhe zbulimin e anës femërore dhe përkatësisë me gratë arabe dhe nënën e saj. Romani fillon me figurën babait – një përkatësi me frëngjishten; fundi i romanit është një përkatësi femërore me kulturën algjeriane, e bazuar tek emocionet.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASroman
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Prindër kujdes, mos u alarmoni kur fëmija sëmuret!
Next Article 5 rregulla për të rifituar komunikimin e humbur me fëmijët
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?