Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Vizitë në Mozaikun e Tiranës
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kulturë

Vizitë në Mozaikun e Tiranës

portalishkollor
Last updated: May 26, 2016 2:58 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Nxënësit e klasës së pestë të shkollës 9-vjeçare “Vatra e dijes” zhvilluan një vizitë te “Mozaiku i Tiranës”. Arkeologu Luan Nezha iu përgjigj pyetjeve të shumta të nxënësve, për gjithçka që ata panë te Mozaiku i Tiranës. Kjo vizitë studimore u mundësua falë projektit “Të lexojmë qytetin” nga Shtëpia Botuese Albas, në bashkëpunim me drejtorinë dhe mësuesit e shkollës “Vatra e dijes”.

Nxënësit spikatën me pyetjet e tyre, por edhe treguan se i kanë përvetësuar njohuritë e marra në shkollë. Aulona Imeraj, nxënëse e klasës së pestë ishte e saktë në çdo gjë që tha dhe kërkoi të dinte akoma më shumë. Gjithashtu, nxënësit e tjerë dëgjuan me kureshtje të gjitha shpjegimet e arkeologut.

Mozaiku i Tiranës, i shpallur monument kulture që në vitin 1973, vazhdon të mbetet siti arkeologjik më i vizituar i qytetit. Është zbuluar në vitin 1972 gjatë punimeve për ndërtimin e një banese në bllokun Partizani. Ky sit është në vëmendjen dhe përkujdesjen e vazhdueshme të specialistëve.

Gërmimet arkeologjike nxorën në dritë një ndërtesë kulti, ku “narteksi” dhe “naosi” kanë dysheme të shtruar me mozaikë. Sipas specialistëve kemi të bëjmë me një qendër fshatare të shekujve të parë pas Krishtit, që në fillim të shek. III u zëvendësua me një vilë fshatare (rustica). Salla me mozaik, e pajisur edhe me një absidë, ishte ambienti kryesor i saj. Arkeologët mendojnë edhe që në shek. V-VI, vendin e vilës e zuri një bazilikë paleokristiane. Pjesa e gërmuar e monumentit u rrethua dhe u vu në mbrojtje nga Instituti i Monumenteve të Kulturës (IMK). Gjatë viteve 2003-2004 punimet e sistemimit të rrugëve dhe instalimeve të ndryshme të bllokut “Partizani” zbuluan pranë rrethimit të monumentit pjesë të tjera të kompleksit. 

Më kryesoret ishin vaskat e fermentimit të mushtit të rrushit, por edhe pjesë të tjera muresh në dy pika të ndryshme. Brenda këtij kompleksi u zbuluan tri stela varresh të periudhës romake. Gërmimet e fundit përforcuan mendimin se kemi të bëjmë me një vilë fshatare, ndërkohë që nuk është gjetur asnjë e dhënë për transformimin në bazilikë paleokristiane, të mbështetur nga autorët e gërmimit të parë të viteve ‘70. Në mënyrë konvencionale, siti arkeologjik është emërtuar dhe njihet me emrin “Mozaiku i Tiranës”. Ai është restauruar në vitin 1976. 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:mesimdhenesnxenesshkolla
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Mësuesi-nxënësve: Nëse më dëgjoni, kapni hundën!
Next Article Përdorni WI-FI publike? Kërcënohet privatësia juaj
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?