Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: “Të lexojmë qytetin”, projekti i Albas-it për shkollat 9-vjeçare
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kulturë

“Të lexojmë qytetin”, projekti i Albas-it për shkollat 9-vjeçare

portalishkollor
Last updated: May 23, 2016 1:34 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Albas-i nxit nxënësit e shkollave 9-vjeçare “Të lexojnë qytetin” nëpërmjet objekteve të ndryshme të trashëgimisë kulturore

“Të lexojmë qytetin” është projekt i Shtëpisë Botuese Albas që po merr jetë falë aktiviteteve që po organizohen me disa nga nxënësit e shkollave të kryeqytetit. Ky projekt ka si qëllim njohjen e nxënësve të shkollave 9-vjeçare me qendrat, objektet, monumentet kulturore të qytetit të Tiranës dhe informimin për to nëpërmjet librit.

Nxënësit ftohen të vizitojnë një objekt kulturor në Tiranë. Pasi njihen nga afër me objektin e përzgjedhur, te nxënësit lind kureshtja për të ditur më shumë rreth tij. Kështu nxënësit drejtohen në bibliotekat e lagjeve apo të qytetit dhe kërkojnë më shumë informacione.

Në bazë të projektit zgjidhen 12 objekte, monumente apo qendra kulturore, si p.sh.:Tyrbja e Et’hem Beut, Galeria e Arteve, Sarajet e Toptanëve, Ura e Tabakëve etj.

Pas vizitës në Urën e Tabakëve nxënësit informohen për bibliotekën më të afërt funksionale pranë qendrës dhe mësohen të kërkojnë informacion lidhur me këtë objekt. Pas grumbullimit të informacionit dhe të librave që janë shkruar lidhur me objektin, nxënësit nxiten të shkruajnë një ese lidhur me objektin, të hartojnë një fletushkë informative për të, ta vizatojnë, të rrëfejnë përshtypjet ose çdo gjë tjetër kreative për objektin.

Në mbyllje të projektit, krijimet më të mira do të vlerësohen me çmime. 

“Të lexojmë qytetin” është një ndër 92 projektet fituese që u përzgjodhën nga Ministria e Kulturës, pasi ushqyrtuan 212 projekt-propozime.

Kolegjiumi, i konsultuar me ekspertë të vlerësimit të politikave dhe strategjisë kulturore, vlerësoi fituese projekt-propozimet që shprehin: zhvillim të krijimtarisë kombëtare, ide novatore dhe garantojnë cilësi dhe profesionalizëm në realizim, hulumtojnë në projekte edukimi që nxisin leximin, aftësitë krijuese dhe zhvillojnë audiencën.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASprojekt
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Këshilla për mësuesit gjatë vitit të parë të punës
Next Article Ceremonia e diplomimit në gjimnazin “Hasan Nahi”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?