Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Mësues, niseni orën e mësimit me një poezi!
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Mësues, niseni orën e mësimit me një poezi!

portalishkollor
Last updated: April 6, 2016 1:47 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Pedagogu nga Pensilvania, Brett Vogelsinger, i fillon leksionet e tij me një poezi. Ai këshillon se çdo koleg i tij duhet ta bëjë këtë gjë në mbarë botën. Sepse ekzistojnë disa arsye tepër interesante

“‘O kapiten, i imi kapiten!’ – Kush i njeh këto vargje? Askush. Nuk e dini? Është një poezi e Walt Whitman, që flet për Abramo Lincoln”. Kështu profesori John Keating iu drejtua klasës së tij të kolegjit të meshkujve “Welton”, në filmin “The fleetingmoment” (Moment i rrufeshëm). Mënyra e tij e mësimdhënies origjinale dhe entuziaste zuri vend në zemrat e shumë mësuesve e pedagogëve, disa prej të cilëve duket se kanë provuar të imitojnë stilin e tij. Mes këtyre është Brett Vogelsinger, pedagogu amtar i anglishtes në Pensilvani, që prej tre vitesh leksionet i nis me poezi. Sipas tij, janë katër arsye për të cilat çdo profesor duhet të ndjekë metodën e fillimit të leksioneve me poezi.

Poezitë janë të shkurtra

“Koha për një mësues është flori dhe pavarësisht se kjo duket një klishe, nuk është kurrë e mjaftueshme. Në fakt, mendimi i parë i një profesori kur dëgjon këtë teori është koha, ku mund ta gjej atë? Por mos harroni se poezitë janë të shkurtra. Jo të gjitha, sigurisht. Por edhe ato më të shkurtrat mund t’u japin vend zbulimeve të rëndësishme”, shpjegon Vogelsinger. Pra nëse poezia është e shkurtër, edhe analizat do të jenë të shkurtra: “pjesa më e mirë e një poezie të shkurtër është se ajo mund të lexohet, analizohet dhe të diskutohet në pak minuta”. Ai këshillon disa tituj si: “The Balloon of the Mind” (Balona e mendjes) nga William Butler Yeats ose “We wear the Mask” (Ne vëmë maska) nga Paul Laurence Dunbar, që rezultojnë të jenë shumë tërheqëse për djemtë.

Poezitë janë intensive

Në qoftë se për një roman mund t’iu duhen kapituj të tërë për të vendosur një marrëdhënie emocionale me lexuesin, poezitë mund të bëjnë efekt në pak sekonda. “Edhe lexuesit e vegjël mund të kapin shpejt kuptimin e një poezie në sajë të kombinimit të fjalëve dhe të ritmit”, shpjegon profesori.

Poezitë lidhen me njëra-tjetrën

Poezia mund të hapë një derë ndaj diskutimit të veprave të tjera, më të gjata e më me peshë, që shpeshherë “përcaktojnë” dijen tonë. “Rumi, poeti persian, ka shkruar poezi të cilat rimojnë në disa pika me ‘Romeo dhe Zhuljeta’. Një pjesë e shkruar, që vjen nga një kulturë krejtësisht e ndryshme, e që ‘flet’ për aspekte të njeriut të përfshira edhe në ndonjë vepër tjetër, mund të japë një mesazh të rëndësishëm të përfshirjes dhe diversitetit”, thotë profesori.

Poezitë frymëzojnë

Poezitë janë një burim frymëzimi për të shkruarin. Për këtë, Brett Vogelsinger është më se i bindur: “Kur i prezantojmë një poezi studentëve e i ftojmë të shprehin idetë etyre dhe të imitojnë formën ose stilin e atij autori, ne i stimulojmë edhe të zhvillojnë një ‘zë’ të tyrin, një mënyrë të shkruari personale dhe origjinale”.

Kështu që, merrini në konsideratë këto katër arsye për të filluar leksionet tuaja me një poezi. “Do ta kuptoni se bota juaj do të ndryshojë’, shkruan profesori në blogun e tij. Ai e përmbyll kështu fjalën për këtë çështje: “Në të vërtetë, mund të shkruaj për orë e orë të tëra mbi përvojën pozitive që kam pasur me studentët e mi në tre vitet e fundit. 

Ndërkohë nëse është diçka që keni dashur gjithmonë ta provoni, unë ju inkurajoj ta bëni. Kam përshtypjen se ju dhe të rinjtë tuaj do të argëtoheni pa masë!”.

(Përshtati: Albina Hoxhaj, Portali Shkollor)

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:mesimdhenespoezi
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Shqipëri – Hungari, nënshkruhet programi i bashkëpunimit në arsim
Next Article Shokët e klasës peticion që Glendis Demiri të qëndrojë në Gjermani
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?