Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Si të reagoni ndaj sjelljes jo të mirë të nxënësve
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Si të reagoni ndaj sjelljes jo të mirë të nxënësve

portalishkollor
Last updated: December 10, 2021 2:14 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Një klasë mund të ketë lloj-lloj nxënësish, të sjellshëm e të pasjellshëm. Këta të fundit kanë nevojë për vëmendje të veçantë për t’i kthyer në rrugën e duhur. Nëse po kaloni kohë të vështirë me nxënës të caktuar në klasën tuaj, provoni strategjitë e mëposhtme.

Mbajini pranë vetes

Në një mjedis klase, shpesh do të zbuloni se nxënësit që bëjnë zhurmë priren të ulen në fund të klasës, gjë që i bën më të “padukshëm”. Ulja e nxënësve të tillë në skajin e kundërt të klasës, diku afër tryezës suaj, i bën ata lehtësisht të dallohen dhe pengon veprime të tilla.

Flisni me ta privatisht

Thirrja e nxënësve përpara klasës rrallë rezulton e dobishme. Mund të ngjallë pakënaqësi dhe mosdisiplinë të mëtejshme. Gjithashtu, mos i fajësoni nxënësit para miqve të tyre. Përkundrazi, kërkojini atij/asaj që t’ju takojë pas mësimit, dhe mund të zbuloni arsyen që qëndron pas sjelljes së tyre.

Arsyet e sjelljes së keqe

Veprimi mund të jetë tregues i problemeve familjare në shtëpi. Për shembull, prindërit e nxënësit mund të jenë të divorcuar, që do të thotë se ai/ajo po përballet me sfidën e ndarjes nga njëri prind.

Nxënësit gjithashtu sillen keq nga një nevojë e perceptuar për t’u bërë përshtypje bashkëmoshatarëve. Ju mund ta trajtoni këtë me një shembull të jetës reale se si të vepruarit në klasë nuk është zgjidhja më e mirë. 

Bëhuni model 

Zbatimi i rregullave në një klasë është e vështirë nëse nuk i ndiqni ato vetë. Përveçse keni rregulla të qarta, ju duhet të jeni të parët që praktikoni atë që thoni. Përndryshe, nxënësit do të priren të ndjekin shembujt tuaj në vend të fjalëve tuaja. Nëse i qortoni ata për vonesë, për shembull, shkoni herët çdo ditë.

Ndani të drejtën nga e gabuara

Ndonjëherë, veçanërisht kur keni të bëni me fëmijë të vegjël, nxënësit mund të mos e dinë se çfarë është sjellje e papranueshme në klasë. Ata mund ta dinë se të luash video lojëra në klasë është e gabuar ose të lexosh “Hirushen” në mes të një mësimi nuk lejohet. Ndihmoni që ta bëjnë të qartë kufirin midis së drejtës dhe të gabuarës.

Përqendrohuni më shumë në shpërblime sesa në ndëshkime

Shpërblimet mund të jenë çdo gjë, karamele ose komplimente të thjeshta për të vlerësuar përpjekjet e tyre. Ju gjithashtu mund t’i bëni aktivitetet në klasë aq tërheqëse, saqë nxënësit nuk duan të prishin atë që po ndodh.

Përvetësoni teknikën e mësuesit të kolegëve

Pavarësisht se sa miqësor dhe mikpritës mund të përpiqeni të jeni, ndonjëherë një nxënës që sillet keq ka nevojë për supin e një bashkëmoshatari ku të mbështetet. Ai person mund të jetë dikush që kalon të njëjtat përvoja jetësore ose thjesht një figurë jo autoritative.

Duke përdorur teknikën e mësuesit të kolegëve, bëni bashkë nxënësin e sjellshëm (“tutorin”) me një nxënës jo aq të sjellshëm. Ndërsa ata janë duke punuar, “nxënësi” mund të marrë ndonjë mësim rreth sjelljes së duhur. Është e rëndësishme që të flisni me studentin mentor dhe t’i shpjegoni se çfarë synoni të arrini dhe çfarë mund të bëjë ai/ajo për të ndihmuar.

E fundit, por natyrisht jo më pak e rëndësishmja, mos hiqni dorë kurrë nga një nxënës në dukje kokëfortë. Ndonjëherë kjo kërkon minuta, herë të tjera zgjat javë. Jini të durueshëm dhe kurrë mos lejoni që zhgënjimet tuaja t’ju pushtojnë.

Burimi: Klikoni këtu 

Përgatiti: Era Baliu, gazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:mesimdhenesnxenes
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article (Keq)përdorimi i telefonave dhe pajisjeve të tjera “smart” nga fëmijët dhe adoleshentët
Next Article (Keq)përdorimi i telefonave dhe pajisjeve të tjera “smart” nga fëmijët dhe adoleshentët
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?