Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Ministri Bajrami: Po punojmë që të kemi arsim cilësor
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Ministri Bajrami: Po punojmë që të kemi arsim cilësor

portalishkollor
Last updated: March 16, 2016 2:59 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, mori pjesë në konferencën për media të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, me rastin e themelimit të Akademisë së Ndërmarrësisë, ku ishin të pranishëm edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z . Arban Abrashi dhe përfaqësues të Odës Zejtare të Dortmundit.

Ministri Bajrami, me këtë rast, tha se është mbështetës i futjes projekteve të frymës së ndërmarrërsisë në Kosovë, sepse kjo do të ndihmojë shumë në ndërrimin e mentalitetit të të rinjve tanë, të cilëve duhet t’ua japim mbështetjen që të jenë ndërmarrës dhe biznesmenë të suksesëshëm.

“Ne jemi të përkushtuar që brenda programeve tona shkollore, të nxisim frymën e ndërmarësisë, frymën e biznesit tek të rinjtë tanë, që të jenë të suksesshëm dhe kjo do të bëhet që në moshë të re. Po punojmë që të kemi arsim cilësor, cili do të sigurojë punësim”, tha ministri Bajrami.

Ne, tha ministri Bajrami, dëshirojmë që të krijojmë profesionistë të zotët, me kompetenca dhe shkathtësi, që të jenë të aftësuar për punën që ata do të bëjnë dhe për këtë do të ofrojmë programe të mira shkollore.

Ministri Bajrami foli për praktikat më të mira të mësimit dual të shkollave profesionale të Dortmundit,  për të cilat tha se, është e nevojshme që të aplikohen  edhe në shkollat e Kosovës.

“Ne po punojmë me përkushtim me partnerët tanë  gjermanë dhe partnerët tjerë evropian në projektin ‘Përshtatja e sistemit arsimor nevojave të tregut të punës’, dhe ky projekt do të na mundësojë që për 3 vitet e ardhshme, shumicën e shkollave tona profesionale t’i orientojmë në fushat ku sigurojnë punësim”, tha ministri Bajrami.

Duke folur për rëndësinë e bashkëpunimit me Odën Ekonomike të Kosovës, si partner strategjik, ministri Bajrami ndër tjera tha: “Në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës, do të punojmë  në krijimin e partneriteteve me shoqata e partnerë të OEK-ut, që janë  shumë  të rëndësishëm në dimensionin praktik të krijimit të shkathtësive dhe kompetencave të të rinjve tanë”.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:arsimkonference
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Pengu i mësueses, autonomia e shkollës
Next Article “7 Marsi”, nxënësit urojnë mësuesit përmes vargjeve
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?