Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: A mund të shohë fëmija filma pornografik?
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

A mund të shohë fëmija filma pornografik?

portalishkollor
Last updated: March 15, 2016 11:00 am
portalishkollor
Share
SHARE

Kur 12-vjeçari sheh një film pornografik, për të ka shumë rëndësi si do reagojë personi që për të përfaqëson autoritetin. Në këtë moshë akoma ka shumë pushtet babai

Nëna që e ka marrë vesh se fëmija ka parë apo shikon filma porno, hap një bisedë, do ishte mirë në një nga vaftet e të ngrënit, në drekë apo darkë, kur familja është bashkë. Duhet patur parasysh që biseda të mos degjenerojë në sharje.

Ajo nëna e fillon bisedën, se fëmijët po rriten dhe u tregon, pse është e bukur, që është femër apo mashkull; nëse nuk e ka bërë më përpara. Dhe tregon se gjërat duhen zbuluar vetë. Çdo individ ka idividualitetin e tij në zbulimin e vetes dhe ndërtimin e një raporti intim me një person tjetër. Këto filma nuk tregojnë situata të vërteta dhe për më tepër janë filma komercialë.

Natyrisht që ka persona që i shohin, por ata janë tashmë të rritur të paktën si moshë, por në njohjen e vetes dhe për të krijuar marrëdhënie në çift janë problematikë dhe për këtë arsye janë edhe këto filma. Në moshën, që ata janë, pra, që po rriten, mirë është të kenë kujdes e të mos jenë në kontakt. Pasi ato prishin shijen e vërtetë, që është shumë personale.

Natyrisht, që ky dialog është shumë i vështirë, pasi nuk është në traditën dhe kulturën tonë. Por nuk ka rrugë tjetër, në se duam vërtetë të ndihmojmë fëmijët tanë dhe të mos ndihemi vetë të dështuar. Duhet kurajo dhe të luftojmë kundër paragjykimeve tona, pasi këto probleme janë realitet, duam apo nuk duam ne.

Gjëja më e lehtë është të shash dhe të ndalosh, por çfarë fitohet? Mos dyshoni fare do të përjashtoheni nga jeta e fëmijëve tuaj dhe ata do t’u lejojnë të dini vetëm atë, që doni ju dhe problemet e vërteta nuk do t’i merni vesh kurrë. Kështu do të bëheni të huaj dhe do mbyllet komunikimi. Kjo do të thotë të mos njihni më njëri-tjetrin.

Po çfarë vlere ka kjo mënyrë të komunikuari nëpërmjet frikës dhe gënjeshtrës? Kujt i vlen? Prindërit thonë se janë gati të vdesin për fëmijët e tyre, po pse i paragjykojnë? Pse i trëmbin? Të mbyllësh sytë para realitetit dhe t’i lësh fëmijët vetëm në këtë konfuzion të madh të sistemeve të vlerave, do të thotë se nuk je i rritur dhe je prind vetëm fizikisht.

Të qënit prind ka të bëjë direkt me sistemin e vlerave, me përgjegjesinë për fjalën dhe kurajën për ta mbrojtur atë. Të qënit prind ka të bëjë direkt me shkallën e qytetarisë. Kur me fëmijët, jemi të ashpër dhe pa kurajë për të thënë një fjalë apo të shprehësh një mendim, po me të tjerët si do të jemi? T’i provokosh frikë një tjetri do të thotë të mbyllësh rrugët e komunikimit dhe të njohjes.

(Nga Lira Gjika, pediatre)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:femijefilmapornografik
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Në orën e matematikës me mësuese Eranda Zajsi
Next Article Nxënësi flet me vështirësi, çfarë mund të bëjë mësuesi?
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?