Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Kur njëri nga prindërit nuk është më…
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Kur njëri nga prindërit nuk është më…

portalishkollor
Last updated: March 15, 2016 9:27 am
portalishkollor
Share
SHARE

Humbja e njërit prej prindërve në moshën e fëmijërisë dhe veçanërisht në periudhën 0–15 vjeç është gjymtyese. Për këtë arsye, të gjithë specialistët këshillojnë që në ngjarje të tilla fëmijët duhet të vendosen në qendër të vëmendjes, duke u dhënë të drejtë për vuajtjen, trishtimin apo frikën. që ata provojnë. Ata nuk duhen përjashtuar dhe gënjyer, pasi kanë humbur njërin prej prindërve. Nuk do ta shohin më, nuk do të jenë më me të, nuk do të komunikojnë më me të. Kështu, duhet lejuar, që edhe ata të jenë pjesë e zisë në familje, ta shprehin dhimbjen e tyre,madje duhen nxitur për këtë. 

Të rriturit duhet t’u drejtohen me shumë respekt, duke i pyetur për atë çka ata provojnë, pasi ata vetë nuk kanë patur përvoja të tilla. Ata duhet ta sigurojnë se e duan shumë, se prindi, që nuk është më, e ka dashur shumë dhe se humbja e tij nuk ka ardhur për shkak të tij. 
Nëse në rrethin familjar apo shoqëror ndodhen persona që kanë përjetuar të njëjtën përvojë, që i ka ndodhur e njëjta gjë, është mirë që të jenë ata bashkë me prindin që jeton, që të komunikojnë me fëmijën që ka patur të njëjtën eksperiencë.

Për pjesëmarrjen në ceremoninë e varrimit, është e këshillueshme që fëmijët të pyeten, nëse do të duan të marrin pjesë apo jo në ceremoni.
Të vepruarit në këtë mënyrë mbron shëndetin mendor të fëmijës. Humbja e një prindi është traumë shumë e madhe për fëmijën në këtë moshë. Të rriturit pranë tyre nuk duhet të lejojnë përkeqësimin e dhimbjes. Përjashtimi nga zija, duke mos i treguar fëmijës të vërtetën për një kohë të caktuar, është një faktor që favorizon gjymtimin e personalitetit dhe identitetit.

Jonit askush nuk i tregonte asgjë. Nëna e veshur me të zeza vetëm qante, po ashtu edhe gjyshja. Atë vetëm e largonin. Edhe kur ai ishte i pranishëm, të tjerët e përkëdhelnin, i jepnin para dhe kaq. Asnjë fjalë. Edhe kur shkonte të flinte, nëna as në gjumë nuk e vinte më. Diçka kuptonte; rrobat e zeza të nënës, lotët e saj, fjalët e papërgjegjshme të të rriturve që vinin për ngushëllim. Në gamën e këtyre fjalëve ishin të përfshira nga martesa deri tek vetësakrifikimi. Për djalin e vogël vetëm një fjalë, “i shkreti”, nuk rreshti kurrë, që nga nëna e deri tek….., por asgjë tjetër, asnjë sqarim, asnjë pyetje për atë çka ai ndjente.

Joni sot, djalë i rritur por me përvoja shumë të vështira, drejton të njëjtën pyetje “Si nuk kishte njeri një fjalë për mua, që nga nëna ime, në atë çast kur mua më shembej qielli”.

Lira Gjika (marrë nga libri Fëmijëria)

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:femijeprinderit
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Puna, vetëm puna më ka rinuar”
Next Article Letërsia shqipe, 70% në toskërisht e 30% në gegnisht
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?