Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Të mësojmë përmes kompetencave apo përmes rezultateve të të nxënit sipas kompetencave?!
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Të mësojmë përmes kompetencave apo përmes rezultateve të të nxënit sipas kompetencave?!

portalishkollor
Last updated: July 22, 2021 9:29 am
portalishkollor
Share
SHARE

Sipas fjalorit të gjuhës shqipe, fjala kompetencë ka këtë kuptim: “Njohuri të thella e të sakta në një specialitet; aftësi e lartë: flet me kompetencë”. Dhe rrjedhimisht nisur nga ky përkufizim, nxënësi nuk mund të mësojë me kompetenca por me rezultate të të nxënit…

Të mësojmë përmes kompetencave apo përmes rezultateve të të nxënit sipas kompetencave?!

Duket si anomali gramatikore por në fakt, është një tregues i  turbulencës që mbizotëron te ata që hartojnë politikat arsimore te sistemit parauniversitar, apo ata që hartojnë programet kurrikulare (dyshoj për këtë pasi shikoj vetëm përshtatje). Mjafton të dëgjosh një intervistë çfarëdo të një personi që merret me arsimin parauniversitar.  

Nëse u bije rasti, patjetër do dëgjoni ose lexoni frazën pompoze: “Të mësuarit me kompetenca synon…” 

Vetëm kjo frazë do mjaftonte për të mos e ndjekur më intervistën. 

Sipas fjalorit të gjuhës shqipe, fjala kompetencë ka këtë kuptim: “Njohuri të thella e të sakta në një specialitet; aftësi e lartë: flet me kompetencë”. Dhe rrjedhimisht nisur nga ky përkufizim, nxënësi nuk mund të mësojë me kompetenca por me rezultate të të nxënit, sepse edhe mësimi me në qendër  objektivat synon përmirësimin e kompetencave dhe s’ka se si të jetë ndryshe. 

Pra, se çfarë mund të mësojë një nxënës kur zotëron njohuri të thella e të sakta në një specialitet (lëndë), e dinë vetëm këta që i kanë dalë për zot kësaj pune, sepse nëse nxënësi e zotëron këtë gjë nuk ka nevojë të vijë në shkollë. Dikush mund të thotë se kur ne themi, të “mësojmë me kompetenca”, abstragojmë për lehtësi komunikimi. Mund të jetë kështu, por kjo nuk është e saktë, sepse të mësosh me kompetenca nuk është ekuivalentja e të mësuarit me objektiva, por shumë më tepër se kaq. 

Një nxënës synon që në një lëndë të arrijë njohuri të thella e të sakta, për të rritur performancën e kompetencave.  Pra, nuk mëson përmes kompetencave, por synon përvetësimin dhe rritjen performative të kompetencave. Janë këto kompetenca që synojnë të përmirësohen përmes “rezultateve të të nxënit”, që janë një shumatore e veprimtarisë së nxënësit, duke filluar që nga prezenca në shkollë, sjellja, komunikimi, objektivat, parashikimi dhe deri te shkalla më e epërme e Taksonomisë së Blumit. Vlera e këtij saktësimi, ka rëndësi, sepse shmang një formë abuzive të të shprehurit, që prodhon një retorikë boshe që nuk i shërben askujt, përkundrazi  ngatërron edhe më tepër lëmshin e një sistemi që po thuret keq!

Nga mësuesi E.N

©Portali Shkollor– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:kompetencatrezultatet e te nxenit
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Letra më domethënëse që një mësuese ja drejton prindërve të nxënësve të saj…
Next Article Zhvillimi psikomotorik, çfarë duhet të ketë përvetësuar fëmija sipas moshave përkatëse? – Lorela Garuli
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?