Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Zv. ministri i Mbrojtjes u takua me nxënës të gjimnazit
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Zv. ministri i Mbrojtjes u takua me nxënës të gjimnazit

portalishkollor
Last updated: February 16, 2018 9:53 am
portalishkollor
Share
SHARE

Zv. ministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, në vijim të takimeve që po zhvillohen nga Ministria e Mbrojtjes në kuadër të fushatës sensibilizuese për rekrutimin në FA, u takua me nxënës tëgjimnazit “Havzi Nela” në Kukës. 

Në fillim nxënësit i ka përshëndetur komandanti i Forcës Tokësore, gjeneral brigade Nazmi Cahani, i cili është bir i kësaj zone. Ai vlerësoi ushtarakët që shërbejnë në FA dhe që vijnë nga Kukësi, ku ndër të tjerë përmendi edhe djalin e drejtorit të Drejtorisë Arsimore të këtij qarku, që shërben në FA. Të bëhesh pjesë e FA është krenari sepse i shërben atdheut, por edhe paqes në botë, është shprehur gjeneral brigade Cahani.

Duke marë fjalën në këtë takim, zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, theksoi se, ndjehet krenar dhe i emocionuar që ndodhet sot në Kukësin legjendar të mikëpritjes dhe të shqiptarizmit. “Kur vjen në Kukës, na mbushet shpirti edhe më shumë me dashuri për atdheun, për Shqipërinë e për Kosovën. Dhe kjo është në radhë të parë meritë e kuksianëve që sidomos në vitin e vështirë kombëtar 1999, ia diti t’i bënte ballë detyrës, duke mikpritur vëllezërit dhe motrat tona nga Kosova, në atë situatë të vështirë të spastrimit etnik të regjimit të Millosheviçit”. 

Duke u ndalur në rekrutimin në FA, ai theksoi se, kriteri i parë që të jesh në Forcën tonë të Armatosur është që ta duash më shumë se të tjerët atdheun, ta duash më shumë se të tjerët flamurin tonë kuqezi, flamurin tonë kombëtar. Dhe kjo garanci është, natyrisht, në radhë të parë në Kukës, prandaj ne vijmë këtu duke ju parë në sy dhe duke ju ftuar që të bëheni pjesë e Forcës tonë të Armatosur, sepse nuk do të jetë vetëm mirë për ju, por do të jetë mirë edhe për Republikën e Shqipërisë.

Më tej, z. Koçi tha se, në çdo sondazh që është bërë  pjesa më e respektuar e shtetit mbetet FA, mbetet ushtaraku. Kjo ndodh sepse ushtarakët, ndryshe ndoshta nga pjesa tjetër e strukturës shtetërore apo dhe shoqërore, shpalosin gjithmonë, së pari, vlera morale të jashtëzakonshme, vlera kombëtare, vlera të gatishmërisë për të përballuar misionet, detyrat sidomos në rastet e emergjencave, të cilat kanë ndodhur edhe në Kukës kur ka pasur reshje të shumta dëbore, përmbytje apo zjarre gjatë verës dhe kjo e ka rritur respektin e komunitetit për FA. Prandaj është një shans shumë i mirë që ju jepet për të qenë pjesë e kësaj force, sepse do të jeni pjesë e një strukture të nderuar dhe të respektuar nga publiku, ka nënvizuar z. Koçi.

Në vijim, zv.ministri i Mbrojtjes, theksoi se, sot ne jemi krenarë kur marrim vlerësime nga vendet aleate për rolin që luajn ushtarakët tanë në misione ndërkombëtare. “Natyrisht që janë misione me rreziqe që kërkojnë djem dhe vajza që kanë kurajo, që kanë adrenalinë për ta bërë dhe për ta përballuar rrezikun. Shumë prej jush që do të jenë pjesë e FA do të bëhen forca Komando, mund të jenë pjesë e Forcave Speciale, mund të jenë detarë që do të përballojnë rreziqet e detit, mund të jenë pilotë të helikopterëve që do të përballojnë rreziqet e motit, do të jenë pjesë e misioneve që shpëtojnë jetë njerëzish në operacionet e  kërkim- shpëtimit. Prandaj mendoj se po të jeni pjesë e FA do të jeni edhe më të rëndësishëm dhe ne duam që ju ta luani këtë rol të rëndësishëm”, – ka përfunduar zv.ministri i Mbrojtjes.

Në këtë takim zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi është shoqëruar nga komandanti i Forcës Tokësore, gjeneral brigade Nazmi Cahani, komandanti i QPR-së, kolonel Leonard Çoku, drejtori i Drejtorisë Arsimore të qarkut të Kukësit, drejtori i gjimnazit “Havzi Nela” etj.

©Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:nxenes te gjimnazit
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Gabimet tona me përemrin “TI”
Next Article Si të përqëndrohesh dhe të mësosh më shpejt
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?