Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Qëndrimi i MAS: Politika nuk ka vend në shkollat tona
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Qëndrimi i MAS: Politika nuk ka vend në shkollat tona

portalishkollor
Last updated: February 18, 2016 10:30 am
portalishkollor
Share
SHARE

Duke marrë shkas nga pamjet e transmetuara më datë 26 Janar 2016 në emisionin investigativ “Fiks Fare” në televizionin Top Channel, i cili përcolli denoncimin e disa mësuesve të qytetit të Beratit në lidhje me sjelljet jo etike, deri abuzuese, të drejtoreshës së Shkollës “Thimi Tani”, Ministria e Arsimit dhe Sportit informon:

Drejtoresha e shkollës “Thimi Tani” në qytetin e Beratit, znj. Tatjana Hoxha, e cila mban këtë detyrë prej 6 vitesh, referuar asaj ç’ka pamjet filmike transmetojnë rezulton se në zgjedhjet e pushtetit qendror 2013 ka përpiluar një listë me të dhënat personale të mësuesve të shkollës që drejton duke shfaqur krah gjeneraliteteve të tyre edhe bindjet politike të secilit. Gjithashtu, drejtoresha e kësaj shkolle referuar po këtyre pamjeve, rezulton se ka një mungesë të theksuar të etikës profesionale deri në abuzime me detyrën.

Referuar këtij transmetimi në emisionin Fiks Fare, menjeherë MAS ka kontaktuar me Drejtorinë Arsimore Rajonale Berat, ku i ka kërkuar fillimin e procedimit disiplinor dhe marrjen e masave të ashpra administrative për këtë rast, për shkak të thyerjes së kodit të etikës së komunikimit, disiplinës, abuzimit me detyrën nga ana e drejtueses së këtij institucioni arsimor.

Ministria e Arsimit dhe Sportit shpreh edhe njëherë tjetër, vendosmërinë e saj, për të ndëshkuar çdo akt abuzimi me detyrën për këdo drejtues apo nënpunës të sistemit arsimor dhe inkurajon çdo qytetar dhe media, per të denoncuar raste të kesaj natyre. Kushdo që përdor detyrën e tij shtetërore për të ringjallur politikën e vjetër të rrënimit të arsimit, përmes imponimit të bindjeve partiake mbi trupën e mësuesve dhe nxënësve nuk do të lejohet të jetë pjesë e kësaj trupe.

MAS përshëndet dhe falenderon gazetarët e emisionit investigativ të televizionit Top Channel për kontributin e tyre për rastin në fjalë, puna e të cilëve është një ndihmë e çmuar në nismat tona në luftën për depolitizimin e shkollës dhe kundër abuzimit me detyrën nga çdo drejtues apo punonjës në sistemin arsimor shqiptar.

©Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ministria e arsimit dhe sportit
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Nxënësit e klasave të 3-a dhe të 5-a, të dobët. Privati më mirë se publiku
Next Article “Mbro privatësinë tënde gjatë lundrimit në internet”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?