Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Zgjedhjet për përfaqësim në Këshillin Studentor
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Zgjedhjet për përfaqësim në Këshillin Studentor

portalishkollor
Last updated: February 18, 2016 8:21 am
portalishkollor
Share
SHARE

Në Universitetin publik të Prishtinës “Hasan Prishtina”, të mërkurën ka nisur procesi i zgjedhjeve studentore, ku do të zgjidhen studentët për përfaqësim në Këshillin Studentor dhe atë për Parlamentin Studentor.

Kryetari i Unionit të Pavarur të Studentëve të Kosovës, Arben Mehmeti ka deklaruar se, çdo gjë është duke shkuar mirë sa i përket procesit të zgjedhjeve, ndërsa si problem i vetëm – sipas tij, – është mungesa e emrave të studentëve nëpër lista.

Ndërkohë, përfaqësues të organizatës studentore “Studim-Kritikë-Veprim” kanë raportuar për disa parregullsi, të cilat – sipas tyre, – kanë ndikuar në procesin e votimit. Atdhe Arifi nga kjo organizatë tha se parregullsi janë paraqitur në Fakultetin Filozofik dhe në Fakultetin e Mjekësisë.

“Prej mëngjesit kemi hasur në disa parregullsi. E para, në orën 08:00 është përcaktuar të fillonte votimi dhe kanë tentuar të fusin njerëz pa i pasur vëzhguesit. Shumë organizata kanë tentuar ta nisin votimin pa praninë e të gjitha organizatave studentore. E dyta, po tentojnë të votojnë vetëm me letërnjoftim. Rregullorja na ka ardhur prej Rektoratit, që pa kartë studenti nuk guxon të votojë askush. Në katin e dytë janë raportuar disa raste, sikurse edhe në fakultetet e tjera. Ne do të këmbëngulim që të zbatohet rregullorja e universitetit dhe, në këtë rast, të vazhdojë procesi me rregullsi”, tha Atdhe Arifi, organizata studentore SKV.

Problem tjetër, siç tha Arifi, është se në Bibliotekën e Fakultetit Filozofik po mbahen disa karta identiteti të studentëve, që kanë marrë libra për lexim në të dhe – sipas tij, – ekziston mundësia që ato karta të keqpërdoren për votim.

Ai është shprehur se, nëse këto parregullsi vazhdojnë dhe nuk eliminohen, atëherë SKV do të marrë masa, që – sipas tij, – mund të jetë bllokimi i procesit të votimit.

Ndërsa votuesja Rina Kadri, studente në Fakultetin Filozofik, pret që fituesit e këtyre zgjedhjeve të punojnë për eliminimin e problemeve të ndryshme, me të cilat përballen studentët.

“Ajo çfarë pres unë janë disa ndryshime dhe të mos lejohen parregullsitë që janë bërë deri më tani. Sidomos ato nga ana teknike, me të cilat na bie të ndeshemi çdo ditë. Projektorët, mungesa e profesorëve, edhe pse personalisht nuk më ka qëlluar ndonjëherë por kam dëgjuar për degët e tjera, pastaj edhe parregullsitë, mosparaqitja e provimeve e të tjera”, tha Rina Kadri, studente në Fakultetin Filozofik.

Zgjedhjet studentore po zhvillohen edhe në universitetet publike të Prizrenit, Pejës, Gjilanit, Ferizajt dhe në atë të Mitrovicës.

©Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:keshilli studentorparlamenti studentoruniversitet
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Shkollat, mësim “online” dhe me kohë të pjesshme
Next Article Mësuesit që janë në punë duhet të marrin licencë
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?