Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Klasat inteligjente, risi regjistri elektronik dhe amza digjitale
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Klasat inteligjente, risi regjistri elektronik dhe amza digjitale

portalishkollor
Last updated: February 18, 2016 1:29 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Ministrja vlerësoi metodologjinë interaktive të komunikimit mësues-nxënës e cila mundësohet falë tabletave dhe në të njëjtën kohë shprehu vendosmërinë për ta shtrirë këtë metodologji të re edhe në lëndët e tjera, në gjithë gjimnazet e vendit.

“Falë investimit prej 3.5 milionë dollarë të qeverisë shqiptare, tashmë në 60 gjimnaze në gjithë vendin është realitet kjo metodologji e re në klasat inteligjente dhe besoj që rezultatet e nxënësve do të jenë model suksesi. Ne jemi të vendosur që jo vetëm ta bëjmë efikase këtë metodologji edhe në lëndët e tjera, por ta shtrijmë në të gjitha gjimnazet”, u shpreh Nikolla.

Nga shërbimi i digjitalizimit të 120 klasave inteligjente në 60 shkolla të vendit, sot përfitojnë 45.747 gjimnazistë dhe 2.245 mësues, ndërkohë që do të vijohet më zhvillimin profesional të mësuesve për përdorimin e sistemeve. Për herë të pare, këto klasa inteligjente shfrytëzojnë përdorimin edhe te sistemeve me përmbajtje digjitale në 5 lëndë mësimore, Kimi, Biologji, Gjuhë e huaj, Matematikë dhe Letërsi.

Gjatë vizitës në shkollën “Sami Frashëri”, Ministrja Nikolla prezantoi edhe nismën e disa prindërve të cilët, në kuadër të digjitalizimit dhe shkollës si qendër komunitare, kanë realizuar për shkollën një aplikacion që do të mundësojë komunikimin në kohë reale mes mësuesve dhe prindërve për performancën dhe sjelljen e nxënësve.

“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen për prindërit të cilët kanë marrë përsipër gjithë koston financiare për këtë aplikacion i cili do aplikohet si projekt pilot në shkollën “Sami Frashëri” duke e kthyer më pas, në model edhe për shkollat e tjera. Falë këtij partneriteti të rëndësishëm me komunitetin, tashmë mësuesi do të ketë mundësi të informojnë prindërit në kohë reale për gjithçka që ndodh me nxënësit në shkollë”, tha Lindita Nikolla.

Ministrja e Arsimit deklaroi se shumë shpejt përfundon procesi i trajnimit të sekretarive të shkollave për të mundësuar, në partnerit me Bit Austria, në gjithë sistemin arsimor, amzën digjitale dhe regjistrin e elektronik.

Regjistri elektronik do të implementohet fillimisht në shkollat pilot. E veçanta e regjistrit elektronik qëndron në faktin e sinkronizimit të të dhënave me amzën digjitale që do të mundësojë jo vetëm informimin e notave dhe mungesave, por edhe përpunimin objektiv të të gjithë të dhënave qe i referohen nxënësve për çdo klase, duke mundësuar në këtë mënyre një ndihmese për mësuesit për nxjerrjen e përfundimeve të fund vitit.

©Portali Shkollor– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:amya digjitaleregjistri elektronik
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Mos u shqetëso se çfarë mendojnë të tjerët…
Next Article Kriteret për rritjen e pagave dhe roli i viteve të punës
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?