Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Nxënësja Anisa Muha: Reflektim për forcën e dashurisë dhe lirisë në “Mariana Sirka” të Grazia Deledda
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Krijimet e miaNxënësi

Nxënësja Anisa Muha: Reflektim për forcën e dashurisë dhe lirisë në “Mariana Sirka” të Grazia Deledda

Nanila Bicaku
Last updated: February 10, 2025 11:33 am
Nanila Bicaku
Share
SHARE

Nxënësja Anisa Muha, nga shkolla “Kushtrimi i Lirisë”, reflekton për librin “Mariana Sirka” të Grazia Deledda. Libri e udhëhoqi të kuptojë se dashuria dhe guximi janë më të forta se paragjykimet dhe pengesat. Historia e Marianës i shpalos luftën për lirinë e zemrës, që nuk mund të shuhet kurrë.

Nga Anisa Muha,

Nxënëse e klasës së 9-të, shkolla “Kushtrimi i Lirisë”.

Shpesh kur lexojmë një libër, mendojmë që thjesht do te kalojmë kohën me  ngjarjen e do të kënaqemi. Por nuk e kuptojmë forcën e atyre fjalëve, vendin që ato fjalë  zënë në mendjen dhe zemrën tonë. Nuk e kuptojmë se si librat na ndryshojnë.

Të duash lirshëm në një botë që nuk të lejon, është një dhimbje që  të tret shpirtin, por është dhe prova më e madhe e guximit. “Mariana Sirka”, libri i botuar nga shtëpia “Albas”, më ringjalli dëshirën për  të mos pasur frikë të luftoj për atë që dua, për të mos u trembur nga pengesat apo paragjykimet. Më tregoi se dhimbja e një zemre të lirë është më e bukur se qetësia  e një zemre të shtypur.

Romani i Mariana Sirkës, është një histori që më magjeps me forcën  e dashurisë duke  e vendosur atë përpara gjykimeve e padrejtësive. Historia  e Marianës  është më shumë se një histori dashurie, është një betejë mes pasionit dhe moralit, mes ndjenjës dhe rregullave. 

Gjatë leximit të këtij romani ndjeva një përzierje emocionesh, admirimin për guximin e një gruaje që nuk i nënshtrohet botës  e një dashuri që nuk i dihet fundi. Është një betejë  e heshtur e padrejtë që më bën të ndiej trishtim e revoltim kundër kufizimeve që i vendosen ndjenjave të pastra. 

Mbi të gjitha, ky roman më bën të mendoj për ata që guxojnë të jenë ndryshe. Ata që ndjekin zemrën pavarësisht pengesave. Ata që nuk pranojnë të jetojnë sipas rregullave të të tjerëve. Dhe pse ndonjëherë bota i thyen, ata nuk shuhen kurrë, sepse fryma e tyre mbetet përjetësisht e lirë .

Libri na jep një mësim të çmuar, që cilado qoftë pesha e pengesave, dhimbjes apo padrejtësive, zemra që guxon nuk shuhet kurrë. Ajo qëndron  e lufton pavarësisht gjithçkaje, vazhdon të ndriçojë si një dritë që askush s’mund ta fikë. 

 Ja pra. Forca e këtij libri më goditi e më ndryshoi. Lexojeni e do të ndieni fuqinë e tij.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:eselibernxenesshkolla
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article OECD: Mësuesit shqiptarë më të keqpaguarit në Europë
Next Article Nxënësja Medea Koca për magjinë e librin “Ç’natë e Mrekullueshme”
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?