Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: OECD: Mësuesit shqiptarë më të keqpaguarit në Europë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Aktualitet

OECD: Mësuesit shqiptarë më të keqpaguarit në Europë

Nanila Bicaku
Last updated: February 6, 2025 11:11 am
Nanila Bicaku
Share
SHARE

Vitet e fundit, pagat e mësuesve të përshtatura me inflacionin kanë rënë në shumë vende eropiane, duke përfshirë Anglinë, Irlandën, Italinë, Greqinë dhe Finlandën.

Po cilat vende kanë përjetuar rritjen më të lartë dhe rënien më të madhe të pagave të mësuesve në terma realë gjatë dekadës së fundit?

Paga e një mësuesi shqiptar është më e ulëta në Europë.

Pagat ranë në pothuajse gjysmën e vendeve gjatë 8 viteve. Midis 22 vendeve dhe rajoneve, pagat e ligjshme të mësuesve të klasës së mesme dhe të ulët në terma realë, ranë në 10 prej tyre midis 2015 dhe 2023, ku disa vende përjetuan ulje të ndjeshme, sipas raportit të OECD “Education at a Glance 2024”.

Pagat pësuan rënien më të madhe në Luksemburg, duke rënë me 11% gjatë kësaj periudhe, e ndjekur nga një rënie prej 9% në Greqi dhe një rënie prej 6% në Irlandë, Finlandë dhe Itali.

Pagat gjithashtu ranë me 5% në Angli, 4% në Portugali dhe 3% në Hungari midis 2015 dhe 2023.

Rritja ishte mesatarisht 4% në BE-25, ndërsa ishte më e ulët në disa nga ekonomitë kryesore të BE-së, si Spanja (2%) dhe Gjermania dhe Italia (1%).

Nga ana tjetër, Turqia shënoi rritjen më të lartë, me pagat e mësuesve që u rritën me 31%. Çekia pasoi me një rritje prej 16% dhe Skocia pa një rritje prej 12%, duke i bërë ato rajonet e vetme me rritje që tejkalojnë 10%.

Midis 2013 dhe 2023, u shfaq një trend i ngjashëm.

Greqia kryesoi listën për rënien më të madhe me 12%, e ndjekur nga Luksemburgu (10%) dhe Irlanda, Finlanda dhe Italia (7%). Në Angli, pagat e mësuesve ranë me 5% edhe në terma realë. Ndërsa pagat ranë me 3% në Hungari midis 2015 dhe 2023, rritja e përgjithshme nga 2013 në 2023 ishte 45%. Kjo e vendos Hungarinë në krye të listës, për rritjen më të madhe të pagave gjatë kësaj periudhe, e ndjekur nga Turqia me 37%. Çekia dhe Sllovakia pësuan rritje të dukshme prej 18% gjatë 10 viteve të fundit, me Skocinë që renditet pas me një rritje 11%. Ndër ekonomitë më të mëdha të BE-së, Gjermania raportoi rritjen më të lartë me 7%, e ndjekur nga Franca me 4% gjatë së njëjtës periudhë.

Ndryshimi i pagave të mësuesve që nga viti 2005

Duke parë ndryshimet në një periudhë më të gjatë, si midis 2005 dhe 2023, Greqia përjetoi një rënie dramatike të pagave të mësuesve. Mësuesit në Greqi humbën një të tretën e pagave reale gjatë kësaj periudhe, një rënie prej 33%. Rënie të ndjeshme janë vërejtur gjithashtu në Portugali (13%), si dhe në Itali dhe Angli (të dyja 12%).

Midis 2005 dhe 2023, Turqia pa një rritje të konsiderueshme të pagave të mësuesve, me një rritje të raportuar prej 59%. Polonia (28%), Gjermania (16%) dhe Norvegjia (15%) pasuan Turqinë, megjithëse me norma më të ulëta rritjeje.

Cilat vende i paguajnë më mirë mësuesit? Shqiptarët më të keqpaguarit

Pagat e mësuesve ndryshojnë ndjeshëm në të gjithë Europën, me kualifikimet dhe përvojën që luajnë një rol kyç në dallimet brenda secilit vend.

Sipas Eurydice të Komisionit Europian, pagat vjetore bruto statutore për mësuesit e rinj në 2022/23 varionin nga 9,897 € në Poloni në 84,589 € në Luksemburg brenda BE-së. Nëse marrim të gjitha vendet në kontinentin europian, mësuesit shqiptarë janë më të keqpaguarit.

Mësuesit gjermanë fitojnë gati dyfishin e atyre në Francë

Mësuesit në Gjermani (62,322 €) fituan gati dyfishin e pagave të kolegëve të tyre në Francë (32,186 €). Spanja (36,580 €) ishte pak mbi Francën, ndërsa Italia (27,079 €) ra më poshtë.

Mësuesit në vendet kandidate për në BE fitojnë më pak se 12,000 euro në vit.

Pagat e mësuesve të përshtatura për fuqinë blerëse

Pagat e mësuesve të shprehura në Standardet e Fuqisë Blerëse (PPS) mundësojnë një krahasim më të drejtë. PPS është një njësi valutore artificiale, që pasqyron të njëjtën fuqi blerëse nëpër vende, që do të thotë se një PPS teorikisht mund të blejë të njëjtën sasi mallrash dhe shërbimesh në çdo vend.

Pagat vjetore bruto në terma të PPS për mësuesit e rinj brenda BE-së, varionin nga 11,826 në Sllovaki në 49,015 në Luksemburg. Ndërsa hendeqet midis vendeve janë më të ngushta, ato vazhdojnë ende.

OECD vuri në dukje se nivelet e pagave për mësuesit janë vetëm një nga disa përcaktues të atraktivitetit të profesionit të mësuesit. Organizata nënvizoi rëndësinë e ofrimit të më shumë mundësive për zhvillim profesional dhe për të siguruar, që profesioni të mbetet intelektualisht stimulues gjatë gjithë karrierës së mësuesve./ Monitor

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:mesuesshkollaShqiperi
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Raimonda Sino: Material didaktik në lidhje me kriteret e vlerësimit të orës së hapur dhe të projektit kurrikular
Next Article Nxënësja Anisa Muha: Reflektim për forcën e dashurisë dhe lirisë në “Mariana Sirka” të Grazia Deledda
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?