Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: “Në shtet jam më mirë, nuk e vras mendjen, e s’më pengon askush”…
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

“Në shtet jam më mirë, nuk e vras mendjen, e s’më pengon askush”…

portalishkollor
Last updated: November 24, 2022 12:43 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Ky është rrëfimi nga një drejtoreshë kopshti privat në Tiranë. Eda Bano sjellë një këndvështrim tjetër për realitetin se si e mendojnë dhe e përjetojnë profesionin e tyre në sektorin shtetëror disa mësuese. Mesazhet e saj vijmë si reflektim për edukimin e denjë të të vegjëlve.

Vjen një ditë në kopshtin tonë një mësuese që befas e la punën për të filluar në shtet, në shkollë. 

– “Rrini ju këtu, punoni sa t’ju bjerë bretku! Unë ‘pallë ariu’ bëj në shkollën shtetërore që kam filluar! Punë hiç fare! Rehat! Shkoj në 8 e kthehem në 1; dhe për më tepër, edhe ndonjë orë pushimi në mes dhe pijë kafe me shoqet!”. 

Mori rrogën e prapambetur dhe u largua me buzëqeshje triumfueseje, duke dashur enkas të krijonte zili te koleget e veta që punojnë në privat, dhe pasi e dëgjova,më la një shije të hidhur. Të hidhur, pse? 

A e kupton ajo apo të tjerët rëndësinë e fjalës “mësuese”? 

Një rast tjetër, kisha një mësuese të re (në moshë dhe profesion) në zyrë: – “Pse nuk rri mësuese tek institucioni im privat?” – e pyeta. 

– “Mezi pres të më dalë emri në portal që të filloj në shtet,” – tha. 

– “Ç’ka shteti më shumë se privati?” – vazhdova unë. 

– “Ç’ka shteti?” – dhe me pa me qesëndi nga kolltuku ku ishte ulur këmbë përmbi këmbë. “Shteti ka atë që aty bën “pallë!”.

(mosss, e dëgjova këtë dy herë rresht në një hark kohor shumë të shkurtër). 

-“Në shtet rroga-rrogë, pushimi-pushim, kafja-kafe, orari shkurt, sepse maksimumi në orën 2 je në shtëpi, dhe pse ta lodhësh veten? Unë kam babin që ka një jetë që bën këtë punë dhe ka qenë rehat tek Zoti!”.

– “Po mirë, – i thashë, – a e kupton që po flasim për edukimin e brezit të ri? Që ata janë e ardhmja në kuptimin më të parë të fjalës? Si mund të ndihesh rehat se po shkon në kafe e po ikën shpejt në shtëpi ndërkohë që je mësues? Si quhesh i realizuar? Po si mundet të mendosh kësisoj? Je edhe kaq e re! 

    Dhe pastaj thonë që rrogat e mësuesve në Shqipëri janë më të ulëtat në rajon! Por ama mos ta harrojmë edhe kontributi i (shumicës së tyre) është në raport me rrogën që marrin, ndoshta më e lartë. 

    Ëndrra ime në sirtar? Të rregullohet njëherë e mirë ky sistem i rrënuar i edukimit në Shqipëri! 

    Edhe i atij privat. Sepse, (flas për institucionin ku unë punoj), vërtetë punohet shumë, shumë…në krahasim me atë ç’ka marrim! 

    Eda Bano

    © Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

    Subscribe to Our Newsletter
    Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
    [mc4wp_form]
    TAGGED:eda banopunesimi ne shtetpunesimi privatreflektim
    Share This Article
    Email Copy Link Print
    Previous Article Pse aktivitetet edukative janë të rëndësishme për parashkollorët?
    Next Article Pse aktivitetet edukative janë të rëndësishme për parashkollorët?
    Leave a Comment

    Leave a Reply Cancel reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    • Portali shkollor
    • > Redaksia
    • > Termat e përdorimit
    • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
    Kontakt

    > (+355) 04 231 9002
    > info@portalishkollor.al
    > Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

    > (+355) 04 231 9002
    > info@albas.al
    > Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

    Facebook Youtube Instagram
    www.albas.al
    www.librarialbas.al

    2025 © albas group

    Welcome Back!

    Sign in to your account

    Username or Email Address
    Password

    Lost your password?