Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Panairi Kombëtar i Librit më 16-20 nëntor, Albas vjen me mbi 40 tituj të rinj
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kulturë

Panairi Kombëtar i Librit më 16-20 nëntor, Albas vjen me mbi 40 tituj të rinj

portalishkollor
Last updated: October 7, 2022 1:48 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Ngjarja më e madhe për librin që përfshin gjithë shqiptarët, Panairi Kombëtar i Librit do të mbahet këtë vit jubilar më datat 16 dhe 20 nëntor, me moton “Të gjithë jemi lexues”. Shtëpia botuese ALBAS, këtë vit do të prezantojë mbi 40 tituj të rinj, mes të cilëve ka edhe surpriza.

Ditët e shumëpritura për të gjithë libërdashësit pothuajse kanë mbërritur! 

Nëntori tashmë prej 25 vitesh, njihet si muaji i Panairit Kombëtar të Librit, ngjarja më e madhe për librin që përfshin gjithë shqiptarët, jo vetëm në Shqipëri. Nën moton “Të gjithë jemi lexues”, Panairi “Tirana 2022” këtë vit do të mbahet më datat 16 dhe 20, si gjithmonë në ambientet e Pallatit të Kongreseve, nga ora 9 e mëngjesit deri në 9-të të darkës. 

Botuesit prezent, librat e rinj, autorët, përkthyesit, prezantimet, konkurset, konferencat etj… dhe sidomos lexuesit do t’i japin këtij panairi gjithë rëndësinë që meriton të ketë. 

Shtëpia botuese Albas, si çdo vit, në panair do të prezantojë edhe titujt e rinj, të cilët këtë herë janë mbi 40 të tillë, mes të cilëve vijnë autorë surprizë. Në ditët në vijim ne do ju njohim më konkretisht me titujt e rinj për çdo grupmoshë dhe zhanër, nga autorë shqiptarë dhe të huaj. 

Shtëpia Botuese Albas është pjesë e këtij panairi prej 20 vitesh tashmë, një histori suksesi që bëhet padyshim e prekshme edhe këtë vit nëpërmjet stendës së saj, aq të veçantë.  

Ajo çka është e veçantë për lexuesit është fakti se gjatë panairit, ata përveçse njihen më nga afër me titujt e librave, takojnë drejtpërdrejtë autorë dhe përkthyes, kanë edhe mundësinë e shkëlqyer për të blerë libra me çmime të reduktuara.

Anëtarët e jurisë- Panairi i 25-të i Librit “Tirana 2022”

Panairi i Librit në Tiranë (pak historik) 

Panairi i Librit në Tiranë është një panair i përvitshëm kushtuar librit që mbahet në Tiranë, Shqipëri. Ky panair mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ndërsa organizohet nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë. Panairi i parë i librit në Tiranë ishte Panairi i librit “Tirana 1998” organizuar në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës në Tiranë nga 16 deri 20 dhjetor 1998. Prej këtij viti ky organizim është mbajtur rregullisht. Botuesit shqiptarë marrin pjesë edhe në panaire tjera ndërkombëtare të librit mes të cilëve edhe në Panairin e Librit në Prishtinë si dhe në Panairin e Librit në Frankfurt.

Nanila Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASbotime te rejambi 40 titujpanairi i librit 2022
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Projekt ndërlëndor, Art Pamor, klasa VI
Next Article “Rrënjët nuk Mërgojnë”/ Gjuha shqipe do të mësohet në shkollat e Parmës
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?