Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Anila Kruti: Faleminderit mësueseve dhe stafit të shkollës “Lasgush Poradeci” për mbështetjen ndaj djalit tim me aftësi ndryshe
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Anila Kruti: Faleminderit mësueseve dhe stafit të shkollës “Lasgush Poradeci” për mbështetjen ndaj djalit tim me aftësi ndryshe

portalishkollor
Last updated: October 27, 2022 11:45 am
portalishkollor
Share
SHARE

Në fund të ditës, ajo çka na mbet të gjithëve ne, është ana njerëzore. Letra e mëposhtme i dedikohet pikërisht mirënjohjes për gjithë humanizmin dhe kujdesin që kanë treguar mësuesit dhe stafi i shkollës “Lasgush Poradeci” në Tiranë, për djalin e Anila Krutit, zonjës së “Engjëllit Blu”.

“Mësuesi është enciklopedi më vete”,- thoshte gjyshi im. Por vitet e fundit jemi mësuar që figurën e mësuesit ta shohim në pozicione të vështira, pa kuptuar realisht punën e vështirë që bëjnë mësuesit.

“Mësimdhënia është art”– thonë mendjet e mençura dhe jam dakord, por mësuesi duhet të përçojë edhe dritën e mirësisë dhe humanizmit tek nxënësit. Pra, një mësues duhet të jetë përçuesi i dijes, një komunikues i mirë, një psikolog i mirë, gjithëpërfshirës e mbi të gjitha njeri i mirë. 

Unë jam nëna e një djali me aftësi ndryshe. Autore e disa librave dhe shkrimeve me natyrë psikologjie. Autore e gazetare e një emisioni ku kam promovuar dhe mbështetur edhe fëmije më aftësi ndryshe të talentuar, në Radio Televizionin Shqiptar. Së fundmi kam botuar librin për fëmijë “Engjëlli blu”, botimet Albas (jua sugjeroj ta lexoni) me personazh një fëmijë autiki cili bullizohet në lagjen tij. Zakonisht këto ndodhin nëpër shkolla. 

Po, ja që im bir pati fat të shkollohej dhe të mbështetej nga një staf i gjithë pedagogjik  që nga mësuesja e klasës së parë Bukurie Dervishi deri në klasën e IX, Marjeta Tocili, drejtoreshën Anita Korbi, psikologet, mësueset ndihmëse e deri te pastruesja e shkollës “Lasgush Poradeci” ,Tiranë të cilat kujdeseshin që im bir të ndihej mirë në klasën e tij dhe në shkollë.

Mbaj mend, kur e kam çuar ditën e parë në klasën e parë, kam qenë shumë e shqetësuar. Me shumë pikëpyetje. Si do ecte? A do kishte mbështetje nga kolektivi i klasës? A do e donin shokët? E shumë e shumë të tjera. Po ja që mësuese Bukuria ishte plot profesionalizëm, plot mirësi e buzëqeshje. Ishte e gatshme të na mbështeste dhe bëri që jo vetëm të ndihej i gjithpërfshirë mes nxënësve, por edhe të kishte rezultate shumë të mira.

Sa fisnike! Sa profesionale! Dhe jo vetëm zysha jonë e dashur, por të gjitha…deri në klasën e nëntë. E gjithë shkolla! Jam e bindur se kush ka fëmijë me aftësi ndryshe në atë shkollë mbështetet në çdo aspekt, sepse mbi të gjitha ty ka profesionalizëm dhe përkushtim.

Aktualisht ai shkon në vitin e parë ne gjimnazin “Myslym Keta” dhe besoj që është ende herët për të konstatuar si i trajtojnë nxënësit me aftësi ndryshe aty.

Më kujtohet një shprehje e M.Zeqos, “Të gjitha ideologjitë kanë rënë, për pasojë mbeti vetëm humanizmi”.

Humanizmi…është fryma që na bën njerëzor… !

Faleminderit stafi i shkollës “Lasgush Poradeci” që e mbështetët djalin tim dhe të gjithë fëmijët me aftësi ndryshe.

Anila Kruti 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASanila krutiengjelli blufalenderime
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Libri dhe teknologjia”, shkrim reflektues nga Berinika Arsllani
Next Article Këshilla nga Rajmonda Mullaymeri se si të motivoni fëmijët me nevoja të veçanta
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?