Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Metodologjia e vlerësimit psiko-social të punonjësve arsimorë dhe të punonjësve të tjerë në institucionet arsimore parauniversitare
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Metodologjia e vlerësimit psiko-social të punonjësve arsimorë dhe të punonjësve të tjerë në institucionet arsimore parauniversitare

portalishkollor
Last updated: October 25, 2022 1:39 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Qëllimi i metodologjisë së vlerësimit psiko-social është të përshkruajë formën, rrugën dhe mënyrën e realizimit të vlerësimit psiko-social, për të gjithë punonjësit arsimorë, të cilët punësohen për herë të parë në shkolla si dhe për punonjësit e tjerë për të cilët është paraqitur ankesë në IAP, ZVAP ose DRAP.

Mirëqenia psiko-sociale e punonjësve në institucionin arsimor parauniversitar, ka ndikim të rëndësishëm në marrëdhëniet me nxënësit, me kolegët, me prindërit, ashtu si edhe në aspekte të tjera të jetës së punonjësve. Etika dhe sjellja, gjithëpërfshirja, marrëdhëniet me nxënësit, mjedisi mësimor në klasë/shkollë, bashkëpunimi me prindërit dhe me komunitetin, marrëdhëniet, komunikimi dhe gjendja psiko-emocionale e punonjësve arsimorë dhe/ose punonjësve të tjerë, janë identifikuar si faktorë për suksesin apo për dështimin e profesionistëve në institucionet arsimore. Vlerësimi psiko-social i punonjësve të institucioneve arsimore, na mundëson të kuptojmë funksionimin psikologjik dhe social të tyre, si dhe na ndihmon të vlerësojmë aftësitë funksionale dhe psiko-sociale. Vlerësimi psiko-social përfshin të kuptuarit e funksionimit psikologjik dhe mendor të punonjësit si individ dhe si pjesë e një grupi në institucionin arsimor dhe në komunitet, vlerësimin e nevojave psikologjike edhe sociale, vlerësimin e kapaciteteve personale, motivacionin dhe mundësitë objektive.

Qëllimi i metodologjisë së vlerësimit psiko-social është të përshkruajë formën, rrugën dhe mënyrën e realizimit të vlerësimit psiko-social, për të gjithë punonjësit arsimorë, të cilët punësohen për herë të parë në institucionet arsimore parauniversitare, për punonjësit arsimorë dhe/ose punonjësit e tjerë për të cilët është paraqitur ankesë në IAP, në ZVAP apo në DRAP.

Metodologjia është mbështetur në urdhrin e ministrit të Arsimit dhe Sportit nr. 12, date 16.6.2022, “Për ngritjen dhe funksionimin e komisionit për vlerësimin psiko-social të punonjësve arsimorë dhe të punonjësve të tjerë në institucionet arsimore parauniversitare”. Metodologjia lehtëson punën e komisionit të vlerësimit dhe të punonjësve psiko-socialë, në zbatim të detyrave teknike të cilat kërkojnë profesionalizëm dhe kompetencë. Metodologjia e vlerësimit psiko-social konsiston në:

Standardizim: Të gjitha procedurat dhe hapat që do të kryejnë punonjësi/it i/e shërbimit psiko-social dhe komisioni i vlerësimit, do të jenë të njëjta për punonjësit që do të vlerësohen.

Besueshmëri: Marrja e të njëjtit rezultat, pas testimeve të shumta.

Vlefshmëri: Metodat e përdorura (teste, intervista, vëzhgime) duhet të matin atë që synohet.

Metodologjia ia garanton dhe ia mbron integritetin personal dhe profesional punonjësit që po vlerësohet.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASmetodologjia e vleresimit psiko-socialpunonjes arsimore
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Projekt/ Punojmë të gjithë së bashku balonat “Autizmi nuk zgjedh, autizmi flet”
Next Article Promovohet libri fitues nga QKLL-ja, “Hajdutja e buzëqeshjeve”, nga Sevi Lami
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?