Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Njihuni me Ervisin, të riun që shkëlqeu në provimet e Maturës Shtetërore dhe vendosi të qëndrojë në Shqipëri
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Njihuni me Ervisin, të riun që shkëlqeu në provimet e Maturës Shtetërore dhe vendosi të qëndrojë në Shqipëri

portalishkollor
Last updated: September 29, 2022 8:30 am
portalishkollor
Share
SHARE

Njihuni me Ervisin, maturantin e vitit të shkuar i cili shkëlqeu në provimet e Maturës Shtetërore. Pavarësisht mundësime që iu dhanë për të vazhduar studimet jashtë shtetit, ai zgjodhi të studiojë në degën e mjekësisë së përgjithshme këtu në vendin tonë. Për këtë ai ndihet se ka marrë vendimin e duhur.

I riu që shihni në foto quhet Ervis Shahini. Ai është maturanti ekselent i vitit shkollor 2021-2022 që shkëlqeu në provimet e Maturës Shtetërore. Krahas mesatares 10.00 në tri vitet e shkollës, Ervisi u vlerësua me këto nota në provimet e maturës:                       

  • Gjuhë angleze: 10.00                                        
  • Gjuhë shqipe: 9.86
  • Matematikë: 9.93                                           
  • Fizikë: 9.95 

Falë rezultateve të shkëlqyera, ai i ka fituar të dhjeta degët ku ka aplikuar duke u renditur në 10 vendet e para në çdo degë, por ka zgjedhur të studiojë në degën e mjekësisë së përgjithshme.

“Gjithmonë jam përpjekur të studioj sistematikisht, me vullnet e disiplinë të rreptë dhe mund të them që mundi e djersa m’u shpërblye.” – shprehet Ervisi.               

Gjithashtu, ai është dedikuar edhe olimpiadave kombëtare dhe ndërkombëtare. Duke punuar me shumë përkushtim, zell dhe pasion, Ervisi ka mundur që në vitin 2019 të përfaqësoj Shqipërinë në Olimpiadën Ballkanike të Matematikës për të Rinj të mbajtur në Qipro. 

Dashurinë për matematikën e ushqeu edhe në vitet në vijim ku në klasën e dhjetë, arriti të shpallej një ndër katër fituesit në qarkun e Tiranës në lëndën e matematikës. Gjithashtu, atë vit rezultoi fitues edhe në lëndën e kimisë. Edhe një vit më vonë u shpall një ndër gjashtë fituesit në matematikë në qarkun e Tiranës.

Ervisi ka marrë pjesë edhe në shumë konkurse të tjera ku është shpallur disa herë fitues.

Kaltra Tafani 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBAServis shahiniprovimet e maturesqendrimi ne shqiperi
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Sa duhet të peshojë çanta e fëmijës?
Next Article Besim në ëndrra dhe “luftë” për t’ia dalë mbanë, për një jetë me suksese
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?