Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Panairi i librit “Diaspora 2022” në Zvicër, Rita Petro: Një aktivitet i mrekullueshëm i librit shqip
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Panairi i librit “Diaspora 2022” në Zvicër, Rita Petro: Një aktivitet i mrekullueshëm i librit shqip

portalishkollor
Last updated: September 19, 2022 1:27 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Shoqata Kulturore Shqiptare “Bashkimi” organizoi panairin e librit “Diaspora 2022” në qytetin Uster, ku morën pjesë shtëpi botuese dhe shkrimtarë të zhanreve të ndryshme letrare. Botuesja e Albas Rita Petro ka ndarë me publikun mbresat nga ky panair teksa ka specifikuar edhe prezantimet për rastin.

Në qytetin e Usterit të kantonit të Cyrihut në Zvicër, me pjesëmarrjen e mëse 500 vizitorëve, me shumë sukses u përmbyllë “Panairi i librit diaspora 2022”, që kësaj radhe solli me dhjetëra krijues jo vetëm nga mërgata, por edhe të gjitha trojet shqiptare. Shoqata Kulturore Shqiptare «BASHKIMI», në krye me Guximtar Alushin edhe në këtë edicion u tregoi se mund të organizojë ngjarje të mëdha, jo vetëm me ekspozim librash të autorëve dhe shtëpive botuese, por edhe me shfaqjen e pikave artistike nga grupi i tyre i valleve që joshin përherë publikun.

Në këtë panair tepër të veçantë morën pjesë shtëpi botuese dhe shkrimtarë të zhanreve të ndryshme letrare, ku mes tyre pjesë ishte edhe Albas. Botuesja Rita Petro ka ndarë për publikun mbresat nga ky panair  teksa ka specifikuar edhe prezantimet për rastin. 

“Një aktivitet i mrekullueshëm i librit shqip. U ndiem si në shtëpinë tonë mes shqiptarëve që jetojnë në Cyrih. U takuam me fëmijë që e flisnin aq mirë shqipen; me prindër të interesuar për librat shqip, për të pasuruar bibliotekat e fëmijëve të tyre; me mësues aq të përkushtuar për t’ua mësuar edhe vullnetarisht shqipen nxënësve të tyre. Ato na thanë se prej vitesh përdorin tekstet e gjuhës shqipe të Albasit , si: ‘Abetaren Mbarëkombëtare’, paketat e parashkollorit ‘Një hap drejt shkollës’, ‘9 miqtë e mi’, ‘Vesa dhe Lumi’, serinë e teksteve ‘Gjuha shqipe’,  ‘Legjenda dhe vende shqiptare’, serinë me personalitete të shquara shqiptare ‘Më quajnë…’ etj. Së bashku me Edlira Dedjen, mikeshën dhe bashkëpunëtoren time të ngushtë, prezantuam serinë e Bedri Dedjes, klasikut për fëmijë, aq të kërkuar e të pëlqyer për fëmijët e çdo kohe. U takova me miq, kolegë, personalitete të letrave, me të cilët gjithnjë është kohë e çmuar kur rri”, tha Rita Petro. 

Në fund të aktivitetit, nga Albas u prezantua dhe paketa e re “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare” niveli I (bashkëpunim i Albasit me Dukagjinin), e cila do të përdoret që këtë vit shkollor nga të gjithë fëmijët në Diasporë.

Sakaq botuesja Petro u shpreh optimiste edhe për të ardhmen e këtij panairi të librit shqip. 

“Jam e bindur që Panairi i Librit Shqip në Uster të Zvicrës do të zhvillohet akoma më shumë në vitet e ardhshme. Kjo falë shoqatës “Bashkimi” dhe kryetarit të saj, Guximtar Alushi. Gjithashtu, nuk mund të lë pa përmendur zotin Vaxhid Sejdiu, i cili të emocionon me idealizmin e tij prej fëmije dhe përkushtimin aq serioz në çeljen e aq shumë shkollave shqipe në Zvicër dhe aktivitetet e mrekullueshme që bën me fëmijët e komunitetit shqiptar atje”, është shprehur Rita Petro.

Nanila Allkja Biçaku

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:aktivitetALBASdiaspora 2022panairi i diasporeszvicer
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Model Plani Edukativ Individual i përshtatur nga Udhëzuesi Praktik, viti shkollor 2022-2023
Next Article Stolitë e Emmës janë librat
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?