Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Angazhojini fëmijët të shijojnë pushimet verore, edhe kur janë në shtëpi
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Këshilla

Angazhojini fëmijët të shijojnë pushimet verore, edhe kur janë në shtëpi

portalishkollor
Last updated: August 9, 2022 10:17 am
portalishkollor
Share
SHARE

Alternimi mes lojërave virtuale dhe atyre në natyrë e ndihmon cilindo fëmijë të rritet shëndetshëm. Brezi i sotëm i fëmijëve favorizohet nga larmishmëria e zgjedhjeve, mjafton që prindërit t’i angazhojnë të jenë produktiv në lojërat e zgjedhura.

Koncepti i pushimeve verore në optikën e fëmijëve kremtohet si koha e lirive dhe argëtimit pa angazhime shkollore. Në kohët e sotme, ku kryefjalë mbetet teknologjia dhe të mirat e pafundme, fëmijët i orientojnë preferencat më shumë drejt lojërave virtuale krahasuar me ato në natyrë. Edhe gjatë pushimeve në bregdet, marrëdhënia e fëmijës me telefonin apo ipadin është e ngushtë, e thuajse e pandashme. 

Interneti dhe lojërat virtuale janë mburojë për shumë fëmijë me natyrë të ndrojtur, të cilët preferojnë të qëndrojnë brenda mureve të shtëpisë. Sot, qëndrimi i fëmijëve brenda shtëpisë është fenomen shqetësues, pas i lidh fëmijët me teknologjinë. Mbi këtë fenomen, të shumtë janë prindërit që bien dakord. Zgjidhja mbetet e vështirë, veçanërisht kur të dy prindërit janë në punë dhe izolimi i fëmijës në shtëpi është i pashmangshëm. Alternimi mes lojërave virtuale dhe atyre në natyrë e ndihmon cilindo fëmijë të rritet shëndetshëm. Brezi i sotëm i fëmijëve favorizohet nga larshmëria e zgjedhjeve, mjafton që prindërit t’i angazhojnë të jenë produktiv në lojërat e zgjedhura.

Si të kultivoni aktivitete argëtuese për fëmijët?

Fëmija mëson se gjatë kohës kur prindërit janë në punë, ai ka mundësi:

  • të luajë videolojëra, të shikojë televizor ose të lundrojë në internet
  • të ngjyrosë, të shkruajë apo të vizatojë
  • të lexojë një libër artistik me përralla, aventura dhe fantazi
  • të shikojë filma të animuar me bazë edukative, etj
  • të argëtohet në nje mini pishinë në shtëpi gjatë orëve të nxehta 
  • të bëj joga apo ushtrime të lehta fizike, të kërcejë 

Fëmija mëson se kur prindërit kthehen në shtëpi, ekzistojnë të tjera mundësi për ta shfrytëzuar kohën e mbetur të ditës, si:

  • të shëtisë në park me familjen, 
  • të shoqërohet me miqtë dhe të socializohet, 
  • të luajë me biçikleta ose me skuter,
  • të ndjekë sportet ose kurset e preferuara, etj.
  • të gatuaj (të përpiqet) bashkë me mamin ose babin 
  • ta kthej kohën e mbledhjes së lodrave të shpërndara nëpër shtëpi si një garë me pjesëtarët e tjerë të familjes 

Fëmija mëson se kur prindërit janë të lirë në fundjavë, atëherë ai mund:

  • të argëtohet duke notuar në pishina ose në plazh 
  • të eksplorojë përmes ekskursioneve në natyrë
  • të luajë letra dhe lojëra tryeze me familjarët

Fëmija mëson të krijojë dhe të menaxhojë aktivitetet ditore duke u bazuar në sjelljet e prindërve dhe rrethit të ngushtë. Pa dyshim, ka ditë të verës ku vapa fashit çdo veprimtari dhe dëshirë për të dalë nga shtëpia, por krijimi i një rutine argëtuese dhe njëkohësish edukative ndihmon që koha e fëmijëve të jetë investim, jo shpenzim. 

Xhoana Jaku

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASangazhimi i prindervefemijepushime ne shtepipushime verorre
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Angazhojini fëmijët të shijojnë pushimet verore, edhe kur janë në shtëpi
Next Article Provimi i portalit 2022, kalendari dhe listat emërore të kandidatëve për secilin profil
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?