Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Perceptimi i një vajze për ekstremizmin e dhunshëm dhe bullizmin!
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kuriozitete

Perceptimi i një vajze për ekstremizmin e dhunshëm dhe bullizmin!

portalishkollor
Last updated: July 19, 2022 9:09 am
portalishkollor
Share
SHARE

“Unë jam mësuese, pedagoge, juriste por dhe grua, qenie njerëzore! Shumë here diskutoj me studentët e mi për dhunën, bullizmin, ekstremizmin e dhunshëm. Më bëri përshtypje perceptimi i vajzës së një koleges sime, për këtë fenomen dhe më frymëzoi të shkruaj këtë ESE”-nga Donila Pipa.

MË LER TË ËNDËRROJ! 

STOP DHUNËS DHE EKSTREMIZMIT NËPËR SHKOLLA!

UNË, jam një vajzë! Shkolla është vendi ku ne mësojmë dhe edukohemi nëpërmjet lëndëve të ndryshme, siç është dhe qytetaria. Mësuesit, familja dhe kisha na mësojnë dhe na edukojnë të bëhemi njerëz të mire.

Në shkollë ne kemi mësuar përkufizimet e dhunës, llojet e saj, për radikalizmin apo dhe bullizmin. Ne japim mendime nëpërmjet detyrave të shtëpive, aktiviteteve, posterave apo eseve të ndryshme, për tu njohur me këto fenomene dhe për ti parandaluar ato.

Unë jam akoma e vogël por dua të rritem sa me shpejt dhe të mbush moshën 18 vjeçare. Por, të dashur 18 vjeçarë, na lejoni të shijojmë fëmijërinë dhe të realizojmë ëndrrat tona! Unë qava kur pashë në televizor kur një 18 vjeçar në Teksas kishte vrarë fëmijë dhe mësues.

Sot, ne duhet t’i themi STOP ekstremizmit të dhunshëm apo bullizmit!

Ne, nuk jemi të njëjtë por nuk duhet të shajmë, të tallim, të përjashtojmë shokun, shoqen se është më i varfër, më i shkurtër, apo më i ndrojtur se ne, pasi ai fëmijë nuk ndihet mire dhe nesër mbase nga përjashtimi shoqëror bëhet një vrasës.

Unë dua të ëndërroj dhe të ndjek ëndrrat e mia, ku fëmijët të ndihen të lumtur, të shkolluar dhe njerëz të mire!

I dashur moshatari im:

Fol me prindërit!

Fol më mësuesen kujdestare!

Fol me psikologun!

Fol me gjyshen tënde!

Fol me mua!

E dashur MEDIA, duam më shumë emisione, konkurse për fëmijë dhe më pak lajme për dhunën, për vrasjet!

Na lini të jetojmë fëmijërinë me botën tonë pa dhunë

Të dashur fëmijë, ndonjëherë duhet t’i dëgjojmë prindërit dhe të kalojmë më pak kohë në internet, dhe më pak kohë në telefon!

Unë dua të ëndërroj dhe të bëhem një balerinë dhe një gazetare e suksesshme kur të rritem!

Unë ju premtoj që kur të rritem, do të kem shumë të ftuar fëmijë, të rinj dhe do t’i motivoj ata të besojnë tek vetja e tyre ashtu siç janë si një ylber shumëngjyrësh!

Donila Pipa

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASbullizmidonila pipaekstremizmi i dhunshemmesazhe dometheneseperceptimi
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Fillim i ri mbi një përvojë frytdhënëse
Next Article Pse-të e fëmijëve, si t’u përgjigjeni atyre me durim në klasë dhe shtëpi
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?