Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Ministrja Kushi: Arsimi, shembull pozitiv se si digjitalizimi jep rezultate në luftën kundër korrupsionit
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Ministrja Kushi: Arsimi, shembull pozitiv se si digjitalizimi jep rezultate në luftën kundër korrupsionit

portalishkollor
Last updated: June 14, 2022 10:46 am
portalishkollor
Share
SHARE

“Arsimi është një nga shembujt shumë pozitivë se si digjitalizimin jep jep rezultate shumë domethënëse në luftën kundër korrupsionit. Ne kemi 39 shërbime të digjitalizuara, duke filluar që nga punësimi i mësuesve, regjistrimi i nxënësve, sistemi i të dhënave , etj.”- tha ministrja.

Në ditën e dytë të Konferencës tre ditore Kombëtare të Antikorrupsionit të zhvilluar në Pallatin e Kongreseve, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi foli për përdorimin e teknologjisë dhe shërbimeve online për ofrimin më efikas, transparent dhe më të përgjegjshëm të shërbimeve publike.

Gjatë fjalës së saj Kushi tha se parandalimi është mjeti i parë dhe më efikas për luftën kundër korrupsionit. Sistemi i digjitalizuar i shërbimeve, krahas shpejtësisë dhe cilësisë në shërbim, bën të mundur shmangien e kontaktit me zyrtarët duke minimizuar mundësinë e abuzimit. 

“Arsimi është një nga shembujt shumë pozitivë se si digjitalizimin jep jep rezultate shumë domethënëse në luftën kundër korrupsionit. Ne kemi 39 shërbime të digjitalizuara, duke filluar që nga punësimi i mësuesve, regjistrimi i nxënësve, sistemi i të dhënave , etj.”– tha ministrja.

Ministrja Kushi e quajti Portalin “Mësues për Shqipërinë” një rast suksesi, pasi portali përfshin proceset e shpalljes së vendeve të lira, regjistrimin, renditjen e kandidatëve, konkurrimin dhe shpalljen e rezultateve të konkursit, ka garantuar meritokraci e transparencë. Portali ka filluar në vitin 2015 dhe sidomos viti 2021 shënoi një rritje domethënëse 39% të numrit të mësuesve të punësuar përmes këtij sistemi krahasuar me vitin 2020. (përfshirë edhe pandeminë).

Kushi ka përmendur edhe Sistemin e Menaxhimit të Informacionit Parauniversitar (SMIP) i cili shërben si regjistër elektronik i të dhënave, të notave, planeve të programeve mësimore, mungesave dhe aktivizimit të nxënësve në klasë, duke rivendosur kështu në një platformë digjitale të komunikimit midis trinomit “mësues-prind-nxënës”.

Më tej ministrja foli edhe për regjistrimin përmes e-Albania për nxënësit e klasave të para në shkollat e qyteteve qendër qarku dhe klasave të dhjeta, i cili vitin e kaluar u bë në qendrat kryesore të qarqeve. Kushi gjithashtu përmendi edhe sistemin e maturës shtetërore, i cili garanton transparencën, meritokracinë që në regjistrimin e nxënësve, në shpalljen e rezultateve.  

Në përfundim Kushi tha se lufta ndaj fenomenit të korrupsionit është përfshirë në kurrikula për ndërgjegjësimin në moshë të hershme.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:arsimidigjitalizimilufta kunder korrupsionitministrja kushi
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Variante të skemave të vlerësimit testi i Gjuhës shqipe dhe Letërsi, Matura Shtetërore 2022.
Next Article “Pse e du un Shkodrën?”, shkrim në gegërisht – Lorela Sinani
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?