Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Ballkani i Hapur, lehtësim procedurash dhe shkurtim i afateve për njohjen e diplomave dhe gradave shkencore
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Ballkani i Hapur, lehtësim procedurash dhe shkurtim i afateve për njohjen e diplomave dhe gradave shkencore

portalishkollor
Last updated: June 8, 2022 10:11 am
portalishkollor
Share
SHARE

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka informuar në lidhje me marrëveshjen që nënshkruajnë mes tyre për arsimin tre vendet pjesëmarrëse në Ballkanin e hapur.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka informuar në lidhje me marrëveshjen që nënshkruajnë mes tyre për arsimin tre vendet pjesëmarrëse në Ballkanin e hapur. 

Gjatë një prononcimi ministrja tha se marrëveshja e sotme për arsimin është shumë e rëndësishme dhe ka që të bëjë me bashkëpunimin në fushën e njohjes së diplomave dhe gradave shkencore të lëshuara nga institucioneve të arsimit të lartë nga këto vendet.

Ajo shtoi se deri tani një marrëveshje e tillë është në zbatim me Kosovën, pasi u miratua vitin e kaluar në mbledhjen e dy qeverive në Elbasan. Qëllimi i saj është lehtësimi i procedurave duke shmangur burokracitë që mund të ketë patur më parë në këtë proces, si dhe të shkurtohen afatet.

“Qëllimi është që nga njëra anë të lehtësohen procedurat e njohjes së diplomave dhe gradave shkencore dhe të shkurtohen afatet që të mos presin me muaj por tashmë 14 ditë për konfirmimin e autenticitetit të një diplome ose grade shkencore dhe 20 ditë i gjithë procesi i njohjes.” – u shpreh ministrja. 

Ajo shtoi se sot procedurat janë digjitale dhe aplikimi mund të bëhet online dhe më pas vijon komunikimi me zyrën. Në Shqipëri këtë procedurë e kryen Qendra e Shërbimeve Arsimore.  

“Jemi nisur nga interesi i përbashkët i të rinjve dhe të rejave jo vetëm shqiptarë për të gjithë Ballkanin për procedura më të lehta më të shpejta të njohjes së diplomave në mënyrë që të nxisim lëvizshmërinë brenda gjithë tregut ballkanik,”- u shpreh Kushi.

Në bashkëpunimin me Kosovën znj. Kushi tha se deri tani çdo gjë ka shkuar shumë mirë dhe nuk kemi patur asnjë rast me vështirësi në procedura. 

Në këtë marrëveshje është respektuar edhe legjislacioni në fuqi mes vendeve, por edhe parimet bazë evropiane dhe ndërkombëtare në fushën e arsimit. 

Ministrja Kushi shtoi se qëllimi i Ballkanit të hapur është që të mos ketë pengesa në lëvizje. Me këtë rast universitetet shqiptare bëhen konkurruese jo vetëm mes tyre, por edhe me universitetet në rajon. Procesi i ndërkombëtarizimit që kemi nisur në fushën e arsimit të lartë synon që universitetet shqiptare të bashkëpunojnë ngushtë me universitetet më të mira evropiane dhe botërore për diploma të përbashkëta apo të dyfishta. Kjo nënkupton që një i ri mund të kryejë studimet në universitetin e Tiranës, por nëse programi është një program i përbashkët me një universitet tjetër të huaj, atëherë kjo diplomë ka të njëjtën vlerë si diploma e universitetit të huaj.

Kaltra Tafani 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ballkani i hapurmarreveshja per arsiminnenshkrimi
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Maturant, ja çfarë të obligon maturimi – Evans Drishti
Next Article Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore, 33 mijë maturantë do të testohen për gjuhën e huaj
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?