Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Profesioni i mësuesisë, zgjedhje e rastësishme apo pasion? Ja si janë përgjigjur mësuesit shqiptar
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Kulturë

Profesioni i mësuesisë, zgjedhje e rastësishme apo pasion? Ja si janë përgjigjur mësuesit shqiptar

portalishkollor
Last updated: March 16, 2022 8:43 am
portalishkollor
Share
SHARE

Referuar një teme dite që ne kemi publikuar në Portalin Shkollor Albas, mësuesit janë shprehur se pse kanë zgjedhur të bëhen mësues, nga pasioni apo për arsye të tjera. Iluminimi me dije i brezave mbart një mision fisnik në vetvete. Komentet më të shumta, varionin në theksimin e këtij argumenti, duke treguar kënaqësinë e punës në mësimdhënie. 

Mësuesit janë shprehën kështu: 

“Pasioni, dashuria dhe përkushtimi për të dituruar breza e breza, të jep kënaqësi të veçantë…” – F.P

“Mësuesja e klasës së parë ishte e jashtëzakonshme. Unë doja të isha si ajo.”  – M.V

“E kam patur pasion që fëmijë dhe e realizova këtë dëshirë, ku punova me dëshirë dhe përkushtim për 36 vjet radhazi…” – M.A 

“Dashuria për fëmijët, pasioni dhe dëshira për të punuar me ta më shtyjnë të zgjidhja këtë profesion!” – E.G

“Nuk e kam zgjedhur vetë. Atë degë më dhanë. Mbetet shumë i veçantë si profesion, por duhet fokus më i madh tek mësuesia për një cilësi e nivel shumë më të lartë.” – T.XH.A

“Ka qenë ëndrra ime që kur isha 5 vjeçe.” – N.K

Arsyet e zgjedhjet së profesionit të mësuesisë mund të bëhen edhe për shkaqe të tjera. Disa mësues kanë shprehur pikëpamjet e tyre personale:

“Pa dëshirën time, pasi para ’90-tës, ne nxënësve të shkollës së Muzikës-Shkodër, kush nuk fitonte konkursin në Tiranë, nuk na lejohej asnjë degë tjetër, përveçse Cikli i Ulët.” – M.Q

“Atë më dha Komiteti Ekzekutiv, atëherë kështu ishte… të jepte qeveria vendore të drejtë studimi…” – M.K

“ … kur fillova në mësuesi, e fillova si profesion, por, duke kaluar koha kuptova që na është dhënë si Mision i shenjtë.. ti transmetojmë brezave pasardhës vlerat më të mira shoqërore…”- E.LL

Sa rekomandohet profesioni i mësuesisë në vendin tonë?

Në Shqipëri, tregu i punës favorizon disa profesione të nevojshme, të drejtpërdrejta me nevojat e shoqërisë, duke nisur nga mjekësia, drejtësia, inxhinieria, dhe pedagogjia. Tregu i punës ngushtohet dhe zgjerohet sipas kërkesave të tregut. Në rastin e pedagogjisë, profesioni kulmon në preferencën më të lartë. Sugjerimet janë pozitive për shkak të bukurisë së profesionit, por edhe për pagesat apo qëndrueshmërinë. Nisur nga komentet e mësuesve në portalin shkollorë, vihen re se disa nga preferencat e profesionit të mësuesisë janë si shkak i influencave të shoqërisë, duke e promovuar mësuesinë për një sërë arsyesh ekonomike dhe sociale. 

Pse roli i mësuesit mbart një peshë jetike tek nxënësit?

Pedagogjia është shkencë me funksione teorik dhe praktik. Në këtë aktivitet kemi transferimin e përvojave shoqërore dhe zhvillimin e personalitetit të nxënësve. Roli i mësuesit korrespondon me atë të një dizenjuesi, pasi shikon situatat ku nxënësit ndodhen, zhvillimin, karakterin e tyre, pengesat dhe ecurinë. 

Kush është një mësues i suksesshëm? 

Një mësues i suksesshëm është një profesionist në menaxhimin e kurrikulave dhe programeve të reja mësimore, një mentor i duruar dhe vëzhgues i mirë ndaj çdo zgjidhjeve të përshtatshme. Mësuesi ndikon në rritjen dhe ndërtimin e individëve, si figura kryesore në jetën e nxënësve. Mësuesi i suksesshëm është njohës i rendimentit nga stresi i punës, duke gjetur forma praktike në kapërcimin e tij. Pavarësisht zgjedhjes së mësuesisë si profesion, rëndësi ka të qenit korrekt dhe profesionist në misionin e të qenit mësues. 


“ Detyra e mësuesit nuk është të flasë, por të përgatisë dhe organizojë një sërë motivesh për veprimtari kulturore në një mjedis të veçantë të krijuar për fëmijën”. –  Dr. Maria Montessori. 

Ndërsa komentet e mësuesve janë marrë nga faqja e Facebook e Portalit Shkollor Albas.

Xhoana Jaku

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASpasionprofesioni i mesuesisezgjedhje e rastesishme
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Cilësia e arsimit s’mund të kushtëzohet thjesht dhe vetëm nga një orë mësimore
Next Article 16 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Vaksinimit. Çfarë duhet të dini?
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?