Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Braktisja e shkollës, nis zbatimi i projektit të ri “Qëndro në Shkollë” me UNICEF dhe Ambasadën Italiane
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Braktisja e shkollës, nis zbatimi i projektit të ri “Qëndro në Shkollë” me UNICEF dhe Ambasadën Italiane

portalishkollor
Last updated: March 2, 2022 9:11 am
portalishkollor
Share
SHARE

Nis zbatimi i projektit “Qëndro në Shkollë” me UNICEF dhe Ambasadën Italiane. Ministrja Kushi: Së bashku parandalojmë braktisjen shkollore.

Nga gjimnazi “Ismail Qemali” në Tiranë, ka nisur zbatimi i projektit tre-vjeçar “Qëndro në Shkollë”, i cili mbështet politikat aktuale arsimore të Ministrisë së Arsimit për parandalimin e braktisjes shkollore tek nxënësit dhe të rinjtë.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani, Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, Ambasadori Italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci dhe përfaqësuesi i UNICEF në Shqipëri Roberto De Bernardi. 

Gjatë fjalës së saj Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi theksoi se ky projekt lidhet ngushtë me prioritet kryesore të MAS.

Ajo tha se pavarësisht përmirësimeve që ka pësuar sistemi arsimor, infrastrukturës shkollore, forcimit të institucioneve arsimore, trajnimi i mësuesve dhe shumë reformave të ndërmarra, përsëri është realitet që ka individë dhe nxënës që e braktisin shkollën për arsye nga më të ndryshmet. 

“Kur flasim për braktisjen shkollore i referohemi arsimit bazë, por ka ardhur koha që ne t’i kushtojmë një vëmendje shumë të rëndësishme edhe atyre të rinjve dhe të rejave që largohen nga shkolla e mesme,”- tha Kushi. 

Duke folur për braktisjen shkollore në arsimin bazë, ajo tha se kjo përqindje është 0.51%. Ndërkohë, 96% e nxënësve që mbarojnë klasën e 9-të, vazhdojnë arsimin e mesëm të lartë. 1.31% është raporti i nxënësve që nuk vijojnë më tej studimet, nga të cilët më shumë janë djem.

Sipas analizave të bëra, largimi nga shkolla ndodh për disa shkaqe: nga largësia e shkollës nga shtëpia, nevoja për të ndihmuar familjen për të shtuar të ardhurat, si dhe nga të qenurit me aftësi ndryshe. 

Por Ministria e Arsimit për secilën nga këto, ka politika të caktuara për reduktimin e braktisjes shkollore. Për largësinë e shkollës nga shtëpia vjen në ndihmë politika e rimbursimit të transportin për nxënës dhe mësues, si dhe rritja e rimbursimit me 50% e biletës së transportit për nxënësit.

Për nxënësit me aftësi ndryshe në të gjitha shkollat e vendit ka rreth 1300 mësues ndihmës që trajnohen në mënyrë të vazhdueshme. 

Sipas ministres Kushi, ndërgjegjësimi kundër braktisjes shkollore nis me bashkëpunimin e ngushtë mes drejtuesve të shkollave, mësuesve, mësuesve ndihmës, oficerëve të sigurisë dhe punonjësve të shërbimit Psiko-Social, së bashku me familjen dhe komunitetin.

Kushi ka shprehur mirënjohje për Ambasadorin Italian në Tiranë Fabrizio Bucci dhe përfaqësuesin e UNICEF-it, Roberto De Bernardi për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që i japin sistemit arsimor në Shqipëri, e në veçanti për projektin më të ri “Qëndro në Shkollë”.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ambasada italianeprojekt i riqendro ne shkolleUNICEF
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article 1 Marsi – Dita e Zero Diskriminimit, ide ndërgjegjësimi për nxënësit
Next Article Dita Ndërkombëtare e Shkrimtarëve – Intervistë me shkrimtarët e rinj drejtuar studentëve
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?