Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Nxënësit në Shqipëri zhvillojnë 150 orë më pak në vit se fëmijët në BE
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Nxënësit në Shqipëri zhvillojnë 150 orë më pak në vit se fëmijët në BE

portalishkollor
Last updated: February 22, 2022 6:23 am
portalishkollor
Share
SHARE

Sipas një raporti të Bankës Botërore, një nxënës në vend merr mesatarisht 150 orë mësimi më pak në vit se nxënësit e BE-së, ndërsa pandemia Covid-19 vështirësoi edhe më shumë procesin e të nxënit. Por a çon kjo për rrjedhojë në marrjen e më pak dijeve?

Nxënësit në arsimin e detyrueshëm në Shqipëri zhvillojë më pak orë mësimore se fëmijët në vendet e Bashkimit Europian. Sipas një raporti të Bankës Botërore, një nxënës në vend merr mesatarisht 150 orë mësimi më pak në vit se nxënësit e BE-së, ndërsa pandemia Covid-19 vështirësoi edhe më shumë procesin e të nxënit. 

Por a çon kjo për rrjedhojë në marrjen e më pak dijeve?

 “Për të qenë më konkret faktikisht efektiviteti i nxënësve që mbarojnë shkollën arsimin parauniversitar dhe shkollën e mesme në Shqipëri është 62%, që do të thotë e përkthyer në vite shkollimi, nga 13 vite shkollimi (besoj Banka Botërore ka llogaritur këtu edhe arsimin parashkollor), rreth 4 vite shkollimi shkojnë dëm”, kështu ka pohuar ekspertja e arsimit Valbona Nathanaili.

Sipas “Bankës”, mungesa e kohës së nevojshme mësimore pengon nxënësit për të zhvilluar dijet në lëndë kritike, si matematika dhe leximi.

Një tjetër problem i evidentuar është investimi në shkollat kryesisht në zonat urbane dhe lënia në harresë e institucioneve arsimore në periferi.

“Në një total ka një pabarazi në cilësinë e vet shkollës dhe nisur nga kjo kemi pabarazi edhe në cilësinë e arritjeve dhe të aftësive që këta nxënës përfitojnë në përfundim të arsimit parauniversitar”, ka thënë Valbona Nathanaili.

Banka Botërore, në raportin e publikuar parashikon se niveli i të mësuarit në vend vitet e fundit mund të ketë rënë me 9 pikë në rezultate e PISA, dije që sipas përllogaritjeve kërkojnë 3 muaj mësim që të rekuperohen.

Kaltra Tafani 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:150 ore mesimi me pakALBASfemijet e BEnxenesit ne Shqiperi
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Urimet dhe mesazhet e gjuhëtarëve dhe të njohësve të gjuhës shqipe për Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare
Next Article Rrënimi i statusit të mësuesit, shkak pse të rinjtë nuk po e zgjedhim më këtë profesion
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?