Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Kushi mesazhe për Ditën Ndërkombëtare të Arsimit: Në 2030, dhe shkolla e mesme të jetë me detyrim
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Kushi mesazhe për Ditën Ndërkombëtare të Arsimit: Në 2030, dhe shkolla e mesme të jetë me detyrim

portalishkollor
Last updated: January 24, 2022 8:31 am
portalishkollor
Share
SHARE

Sipas Kushit, synimi i MAS është sigurimi i kushteve më të mira në shkolla, por edhe “metodave bashkëkohore të mësimdhënies, përshtatur me nevojat që kërkon sot koha dhe tregu”. Në planin për Shqipërinë e vitit 2030, ministrja e Arsimit, përmend dhe mundësinë që arsimi i mesëm të bëhet i detyrueshëm

Me shprehjen e filozofit grek Aristoteli se “arsimi është stoli në kohë të mira, dhe strehë në kohë të vështira”, ministrja Evis Kushi ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Arsimit.

Kjo ditë e shënuar i gjen shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet bosh, për shkak të temperaturave të ulëta që kanë mbërthyer vendin. Kushi, në mesazhin e saj, shkruan se një vendim i tillë ishte i nevojshëm për sigurinë e fëmijëve.

Sipas Kushit, synimi i Ministrisë së Arsimit është sigurimi i kushteve më të mira në shkolla, por edhe “metodave bashkëkohore të mësimdhënies, përshtatur me nevojat që kërkon sot koha dhe tregu”.

Në planin për Shqipërinë e vitit 2030, ministrja e Arsimit, përmend dhe mundësinë që arsimi i mesëm të bëhet i detyrueshëm. “Ky do të ishte investimi më i mirë për të ardhmen e tyre dhe zhvillimin e Shqipërisë tonë të dashur”, shprehet ministrja.

Ky është statusi i plotë që ka shpërndarë ministrja e MAS, Evis Kushi, me rastin e Ditës Ndërkomëbtare të Arsimit. 

Të dashur miq,

Siç thotë Aristoteli, Arsimi është stoli në kohë të mira,  dhe strehë në kohë të vështira. 

Edhe pse do të doja që urimi im sot për Ditën Ndërkombëtare të Arsimit t’i gjente nxënësit dhe mësuesit në shkolla, kushtet atmosferike na detyruan të ndërpresim për pak ditë procesin mësimor, në të mirë të shëndetit dhe sigurisë së tyre.

Sepse ne kujdesemi jo vetëm për sigurinë e tyre brenda mureve të shkollës, por edhe për rreziqet që vijnë nga ngricat, dëbora apo të ftohtët gjatë rrugës deri shkollë.

Kombet e Bashkuara konfirmuan përsëri para pak ditësh se pandemia e Covid-19, që nga momenti kur u shfaq për herë të parë, e ka futur në kaos arsimin në të gjithë botën, duke ndikuar rreth 1.6 miliardë nxënës e studentë. Ndërkohë që teknologjia dhe shumë fusha të tjera të jetës vazhdimisht po pësojnë transformime rrënjësore. 

E për t’u përshtatur më mirë me kohën, pa dyshim që arsimi bashkëkohor është një domosdoshmëri. Prandaj OKB këtë vit si temë për arsimin ka zgjedhur “Ndryshimi i Drejtimit, Transformimi i Arsimit” (Changing Course, Transforming Education). 

Synimi ynë është që t’u sigurojmë nxënësve dhe mësuesve tanë jo vetëm kushte sa më të mira, por edhe metodat më bashkëkohore të mësimdhënies, përshtatur me nevojat që kërkon sot koha dhe tregu.

Ky transformim i arsimit përkon edhe me vizionin tonë mjaft sfidues për Shqipërinë e vitit 2030, për një arsim sa më cilësor në shkolla dhe universitete, në përputhje me nevojat e reja të shekullit 21.

Le të jemi më ambiciozë dhe të punojmë së bashku që në Shqipërinë e vitit 2030, pse jo, nxënësit shqiptarë ta kenë arsimin e detyruar edhe në shkollën e mesme, deri në moshën 18 vjeçare. Ky do të ishte investimi më i mirë për të ardhmen e tyre dhe zhvillimin e Shqipërisë tonë të dashur.

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Arsimit!

Kaltra Tafani 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:dita nderkombetare e arsimitevis kushimesazhurime nga mas
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article BE thirrje kundër analfabetizmit
Next Article Objektivat e Ditës Botërore të Arsimit 2022
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?