Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Elerda Dama, nxënësja e talentuar jep mesazhin më të bukur për festat e fundvitit
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Elerda Dama, nxënësja e talentuar jep mesazhin më të bukur për festat e fundvitit

portalishkollor
Last updated: December 28, 2021 10:40 am
portalishkollor
Share
SHARE

Ajo ka shumë pasione: modelingun, gjimnastikën, baletin, pjesëmarrjen në emisione televizive, vizatimet, librat, fotot; i pëlqen shumë matematika, por vogëlushja Elerd nuk zgjodhi të flas për asnjërën nga këto veçse të jap një mesazh shumë kuptimplotë për festat e fundvitit mbi bullizmin.

Edhe pse është vetëm 8 vjeçe, Elerda Dama është dalluar duke marrë pjesë në disa spektakle e aktivitete artistike, teksa ka performuar si modele, balerinë apo edhe si një engjëll që përcjellë mesazhe dashurie në “Dua të të bëj të lumtur”…

Vogëlushja ka shumë pasione të cilat i praktikon: i pëlqen shumë të bëjë gjimnastikë, të bëjë foto, të lexoj libra me përralla etj.  

Elerda, e cila është në klasën e 3-të të shkollës fillore “Sabahudin Gabrani” në Tiranë dallohet edhe për rezultatet shumë të mira në mësime, fakt i qartë ky që ajo nuk i përkushtohet vetëm pasioneve që ka, por edhe mësimeve, madje lënda e saj e preferuar është matematika. “Më pëlqen t’i mbledh numrat bashkë”, ka thënë ajo teksa ishte për një vizitë në redaksinë e Portalit Shkollor Albas. 

Tani gjatë ditëve të pushimeve dimërore ka zbuluar se dëshiron të merret edhe me vizatimet dhe pikturën. “Këto ditë që nuk po shkoj në shkollë më pëlqen shumë të vizatoj. Më pëlqejnë ngjyrat. I shoh më parë vizatimet nga youtube-i dhe më pas i hedh në fletët e mija ”, ka thënë Elerda. 

Me sinqeritetin e një fëmije ajo ka treguar se i ka shumë xhan shoqet e saj më të ngushta, Anjën dhe Hegesin. 

Por gjithsesi, neve na bëri përshtypje që nuk zgjodhi të fliste më shumë për pasionet dhe arritjet e saj që në moshë fare të vogël, se sa dëshiroi të përcillte një mesazh të bukur dhe tepër domethënës mbi fenomenin e bullizmit. 

Ja se çfarë zgjodhi ajo të shkruaj kur ne i kërkuam një mesazh për festat e fundvitit… 

“Përshëndetje!

Unë quhem Elerda dhe dua t’ju jap një këshillë ose mesazh:

Kur të jeni në kohë të vështira mos u dorëzoni sepse po u dorëzuat quhet që nuk provuat ta bëni atë gjë; po ju ofenduan ose po ju tallën, thoni: mua nuk më bëre keq, vetëm ke treguar vetën tënde dhe edukatën që të kanë dhënë prindërit e tu. 

Kudo që të jeni mos u dorëzoni kurrë dhe përpiquni të bëni sa më shumë gjëra të mira dhe jo të këqija. Mos gënjeni kurrë, vetëm të vërtetën tregoni”. 

A nuk është ky një mesazh i bukur për të reflektuar të gjithë, të rritur e fëmijë! 

Elerda ja del t’i bëj të gjitha fal zbatimit të orareve për secilin nga pasionet që zhvillon. Kështu na ka thënë teksa e kemi pyetur për këtë gjë.  

“Baletin e kam filluar qëkur isha 3-vjeçe. Mamin me babin i dua shumë se ata më mbajnë shumë mirë, më ndihmojnë dhe mi plotësojnë dëshirat”, ka thënë ajo me gjithë dashurinë që i dukej në shkëlqimin e syçkave të bukur, teksa faqet iu skuqën nga emocioni. 

Artistja e vogël Elerd, duket se ka disa ëndrra edhe për të ardhmen. Kur të rritet dëshiron që të bëhet ose gjyqtare ose bankiere dhe shpjegimi se pse zgjedh këto dy profesione ishte sa real aq edhe me doza humori: “Kur të rritem dua të bëhet gjyqtare ose bankiere. Gjyqtare që të gjykoj njerëzit e këqinj dhe t’i fus në burg dhe bankiere që të punoj në bankë dhe të fitoj lekë”. 

Në fund gjithë vizitën dhe bisedën me ne e mbyll me një mesazh kushtuar mësueses së saj Rezit, shoqeve dhe shokëve të klasës. 

“Unë uroj që të gjithë shokët dhe shoqet e mija të kalojnë sa më bukur Vitin e Ri dhe gjithashtu mësuesja ime Rezi të jetë e lumtur gjithmonë”.

Ne i urojmë suksese Elerdës dhe të gjithë bashkëmoshatarëve të saj shqiptarë kudo ndodhen me dëshirën që të gëzojnë shëndet dhe një fëmijëri të lumtur!

Nanila Allkja Biçaku

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ALBASelerda damafestat e fundvititmesazh
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Studimet në Itali, degët e preferuar, pranimet, tarifat e shkollimit, kostoja e jetesës dhe afati i aplikimit për bursën (viti shkollor 2021-2022)
Next Article Ide për të festuar natën e Vitit të Ri në shtëpi me fëmijët
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?