Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Dr. Ilsa Kraja: Prezenca e virusit Dorë-Gojë-Këmbë, çfarë duhet të dinë prindërit dhe edukatorët
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Jeto shëndetshëm

Dr. Ilsa Kraja: Prezenca e virusit Dorë-Gojë-Këmbë, çfarë duhet të dinë prindërit dhe edukatorët

portalishkollor
Last updated: December 10, 2021 10:45 am
portalishkollor
Share
SHARE

Mjekja Pediatre Dr. Ilsa Kraja flet për virusin Dorë-Gojë-Këmbë, virusin e hasur më shpesh tek fëmijët gjatë këtij sezoni. Çfarë është? Cilat janë simptomat? Si trajtohet? Përgjigjet i gjeni më poshtë.

Teksa në një pjesë të madhe të shërbimeve ambulatore vihet re një numër i shtuar i fëmijëve të diagnostikuar me sëmundjen dorë, gojë, këmbë, një prej pediatreve më të mira në vend, doktoreshë Ilsa Kraja Mula ka rrëfyer për të kuptuar pak më tepër nga kjo virozë dhe çfarë duhet të kenë parasysh prindërit, edukatorët dhe mësuesit nëse u rastis të vegjëlve apo nxënësve të tyre.

Dr. Ilsa Mula: Bëhet fjalë për një sëmundje të shkaktuar nga virusi coxsakie, e cila prek përgjithësisht grupmoshat e fëmijëve deri në 5-6 vjeç. 

Është një sëmundje vetkufizuese, që karakterizohet nga prezenca e temperaturës, lodhjes, dhimbjes së fytit dhe puçrrave (rash) në lëkurë, përgjithësisht përreth gojës, në këmbë dhe duar, pa përjashtuar praninë e tyre edhe në pjesë të tjera të trupit.

Një karakteristikë e  rëndësishme, e kësaj sëmundjeje,  është prezenca e afteve në fyt, e cila shpesh herë shoqërohet me dhimbje dhe vështirësi gjatë ushqyerjes së fëmijëve.

Kohëzgjatja e sëmundjes shkon nga 5-7 ditë, dhe gjatë kësaj periudhe është shumë e rëndësishme që të kihet kujdes në drejtim të monitorimit dhe kontrollit të temperaturës, hidratimit të mirë, pushimit dhe  mënjanimit të kontakteve me fëmijët e tjerë, eliminimit të kruarjes dhe larjes se duarve, duke qenë se virusi transmetohet me rrugë fekalo-orale.

Duke qenë një sëmundje virale, nuk është i nevojshëm përdorimi i antibiotikëve.

Këshillohet që fëmija të mbahet në shtëpi për të shmangur sigurisht transmetimin e virusit, por njëkohësisht edhe eliminimin e mundësisë së marrjes së ndonjë tjetër infeksioni, ndërkohë që trupi po lufton për të përballuar këtë sëmundje.

Në shumë raste, në një periudhe 2 javore pas kalimit të infeksionit, mund të kemi një deskuamim në nivelin e lëkurës së gishtave dhe thonjve. Prindërit nuk duhet te alarmohen, pasi bëhet fjalë për një pasojë të kësaj sëmundjeje, që nuk ka nevojë për trajtim apo thellim në diagnozë.

Shpeshherë, diagnoza diferenciale bëhet me tonsilitin purulent nga streptokoku (nga prania e elementeve aftoze në fyt, e po ashtu dhe me variçelën  (linë), e cila është gjithashtu një sëmundje virale, që shkaktohet nga varicela zoster, virus që gjithashtu ngjason për nga prania e temperaturës, lodhja dhe puçrrat në lëkurë, por që ka karakteristika që e diferencojnë, nga prania e  puçrrave ne nivelin e skalpit apo përhapja në të gjithë trupin, si dhe prezenca e vezikulave (flluskave të mbushura me ujë).

Fatmirësisht, të dyja sëmundjet mund të shkaktojnë komplikacione të rralla, si encefaliti apo dehidratimi, ndërkohë që komplikacione me të shpeshta të variçelës janë pneumonia apo otiti. Në një periudhë afatgjatë, variçela mund të shfaqë edhe  të ashtuquajturën herpes zoster (flaka e natës), si pasojë e riaktivizimit pas shume vitesh, të virusit, i cili ka qëndruar në formë latente në nivelin e nervave spinale)

Për variçelën ekziston një vaksinë dhe për format e rënda të saj, edhe trajtim me aciclovir. Ndërsa për coxsaki virus nuk ka një trajtim specifik apo vaksinë.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:cfare duhet te dimedore-goje-kembeilsa krajavirus
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Eleonora Rami, nxënësja e talentuar në pikturë dhe e pasionuar pas historisë
Next Article (Keq)përdorimi i telefonave dhe pajisjeve të tjera “smart” nga fëmijët dhe adoleshentët
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?