Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Bullizmi në shkollë do të konsiderohet vepër penale në Francë
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Bullizmi në shkollë do të konsiderohet vepër penale në Francë

portalishkollor
Last updated: December 6, 2021 9:06 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Bullzimi besohet se prek 700,000 nxënës të shkollave franceze, çdo vit.

Bullizmi në shkollë do të konsiderohet vepër penale në Francë dhe do të jetë e dënueshme deri në dhjetë vjet burg.⁣

⁣Parlamenti francez votoi legjislacionin e ri pasi disa raste tragjike të bullizmit u bënë kryetituj vitet e fundit.

Ligji i ri, i mbështetur nga shumica e koalicionit qeverisës të Presidentit Emmanuel Macron, zbatohet për fëmijët dhe të rriturit në shkolla dhe universitete. Ligji në fjalë mbart një dënim maksimal prej tre vjet burg dhe një gjobë deri në 45,000€ (38,300£). 

Nëse viktima vret veten, dënimi mund të rritet në dhjetë vjet me gjobë deri në 150,000€.

Bullizmi besohet se prek 700,000 nxënës të shkollave franceze çdo vit.

Në tetor, një vajzë 14-vjeçare nga rajoni i Alsace-s vrau veten si pasojë e ngacmimeve të shokëve dhe shoqeve të klasës pasi u tha se ishte homoseksuale. Në dhjetor 2020, një adoleshente trans, e identifikuar vetëm si Fouad, u vetëvra pasi dyshohet se ishte “poshtëruar” nga stafi i shkollës, të cilët i thanë asaj se vendimi i saj për të veshur një fund po shqetësonte studentët e tjerë.

Natyra e bullizmit ka ndryshuar, ngase bullizuesit përdorin telefonat celularë dhe rrjetet sociale për të poshtëruar viktimat e tyre gjatë dhe pas mësimit.

Erwan Balanant, deputeti i Britanisë së Madhe nga partia centriste MoDem (Lëvizja Demokratike), i cili hartoi legjislacionin, tha se ai ishte krijuar për të dërguar një “valë tronditëse” në shoqëri për rëndësinë e trajtimit të bullizmit.

“Nuk bëhet fjalë për dërgimin e fëmijëve në burg”, tha ai. “Ekziston një sistem drejtësie për të miturit që merr parasysh moshën e të akuzuarit dhe aftësitë dalluese.” Por ligjet mund të përcaktojnë “sistemin e vlerave të një shoqërie”, tha ai.

Ministri i Arsimit Jean-Michel Blanquer, i cili mbështeti legjislacionin, tha se “ne kurrë nuk do të pranojmë që jeta e fëmijëve tanë të shkatërrohet”.

Era Baliu

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:bullizmifranceshkollaveper penale
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Si të dekorojmë shtëpinë për festat e fundvitit?
Next Article Dr.Senada Duli: Çfarë është të nxënit socio-emocional?
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?