Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Dhoma e Zejtarisë së Dortmundit dhe shkolla “Shën Jozefi” trajnojnë 424 persona nga Qarku i Lezhës
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Uncategorized

Dhoma e Zejtarisë së Dortmundit dhe shkolla “Shën Jozefi” trajnojnë 424 persona nga Qarku i Lezhës

portalishkollor
Last updated: November 19, 2021 10:02 pm
portalishkollor
Share
SHARE

Në kuadër të bashkëpunimit të Projektit të Arsimit Profesional me Dhomën e Zejtarisë së Dortmundit të Gjermanisë, në shkollën e mesme profesionale “Shën Jozefi” në Rrëshen janë përmbyllur trajnimet online. Për 2 vite janë trajnuar 424 pjesëmarrës në profilet: mekanikë, hidraulikë, elektroteknikë dhe saldime.

Në kuadër të bashkëpunimit të Projektit të Arsimit Profesional me Dhomën e Zejtarisë së Dortmundit të Gjermanisë, në shkollën e mesme profesionale “Shën Jozefi” në Rrëshen janë përmbyllur trajnimet online. Këto trajnime janë zhvilluar nga instruktorët specialistë gjerman të Dhomës Zejtare të Dortmundit, për mësuesit dhe nxënësit, si edhe për punonjësit e sipërmarrjeve private të Qarkut Lezhë, që janë partnere me Shkollën.

Për afro 2 vite janë organizuar gjithsej 29 trajnime dhe janë trajnuar 424 pjesëmarrës kryesisht në profilet: mekanikë, hidraulikë, elektroteknikë, si edhe saldime. Gjatë këtyre ditëve u organizuan veprimtari të përbashkëta.

Dita e parë e takimit nisi me diskutime mbi rrjedhën e mëtejshme të projektit, vizitave dhe diskutimeve mbi pikat themelore te laboratorët e praktikës profesionale në ambientet e shkollës. Kurse dita e dytë pati një program të ngjeshur, që nisi me një takim me drejtuesit e shkollës “Shën Jozefi“ dhe mësuesit e praktikës profesionale, ku u diskutua mbi shumë pika, mes të tjerave edhe për angazhimin e vazhdueshëm të specialistëve gjermanë në profile të ndryshme profesionale. 

Në ditën e fundit përfaqësuesit e Dhomës Zejtare të Dortmundit, Franc Musolli, Tobias Schmidt dhe docenti profesional Bekim Uksini shpërndanë dëshmitë e pjesëmarrjes në trajnimet online. Pjesëmarrësit falënderuan shkollën “Shën Jozefi” si edhe Dhomën e Zejtarisë të Dortmundit për mundësinë që u është dhënë për t’u trajnuar dhe certifikuar në një nga profilet profesionale ndër më të kërkuarit në tregun e punës vendas dhe të huaj.

Më pas u diskutua mbi gjendjen aktuale të Projektit PAP dhe Pikat e Bashkëpunimit. Vizita e delegacionit gjerman u përmbyll me një drekë dhe shkëmbim kulturor të ndërsjellë mes përfaqësuesve të Dhomës Zejtare Dortmund, të shkollës “Shën Jozefi” dhe të Presidentit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, z. Nikolin Jaka.

Lindita Kokaj 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:dhoma e zejtarise dortmundqarku i lezhesshkolla shen jozefitrajnim
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Fletë pune për 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit
Next Article Promovohet “Castigati” nga Ardian Vehbiu, vepra me tregime e proza
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?