Portalishkollor
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
Hyr
Regjistrohu
  • Mësuesi
    Kategori
    Metoda mësimdhënieje
    Ligje dhe udhëzime
    Zhvillimi profesional
    Profile
    Podcast
    Youtube
  • Nxënësi
    Kategori
    Provime klasa 5-të
    Provime klasa 9-të
    Matura
    Profile
    Ushtrohu
    Provo veten (Google forms)
    Argëtim
    Krijimet e mia
    Unë pyes
    Podcast
    Youtube
  • Prindi
    Kategori
    Ushtrohu me fëmijën
    Pyes për fëmijën
    Informacione të dobishme
    Prindërimi
    Podcast
    Psikologji
  • Pas Shkolle
    Kategori
    Këshilla
    Kuriozitete
    Jeto shëndetshëm
    Lojëra
    Kulturë
    Teknologji dhe shkencë
    Fjala juaj
    Rregullat gjuhësore
  • Albas
    Kategori
    QTPA
    Botimet
    YouTube
  • platforma Albas e-libër
Reading: Shkurtohet praktika profesionale e kandidateve për mësues nga 1 vit në 3 muaj
Share
PortalishkollorPortalishkollor
Font ResizerAa
Search
  • Home
    • Home 1
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
  • More Foxiz
    • Sitemap
Follow US
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Aktualitet

Shkurtohet praktika profesionale e kandidateve për mësues nga 1 vit në 3 muaj

portalishkollor
Last updated: January 28, 2025 9:45 am
portalishkollor
Share
SHARE

Ministrja Kushi: Unifikim me profesionet e tjera të rregulluara, pjesëmarrje më e shpejtë në portal dhe punësim.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka informuar sot një ndryshim të rëndësishëm që sjell urdhri për organizimin dhe zhvillimin e praktikave profesionale për profesionin e mësuesit.

Kushi në një status të publikuar në rrjete sociale bën të ditur se koha e praktikave profesionale është shkurtuar tashmë nga 1 vit, në 3 muaj. Ky është një hap që unifikon profesionin e mësuesit me profesionet e tjera të rregulluara, si ai i mjekut, i infermierit dhe i psikologut, duke mundësuar shkurtimin e kohës për pjesëmarrjen e mësuesve në portalin “Mësues për Shqipërinë” për punësim.

Statusi i plotë i Ministres Evis Kushi:

Dëshiroj të informoj të gjithë studentët dhe të sapodiplomuarit për mësuesi se me Urdhër Nr. 437, datë 20.07.2022, me ndryshimet e reja në Rregulloren e Praktikës Profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit, periudha e praktikës pas studimeve master nuk do të zgjasë më 1 vit, por vetëm 3 muaj (një periudhë mësimore).

Shkurtimi i kësaj periudhe vjen si unifikim i kohëzgjatjes së praktikës edhe me profesionet e tjera të rregulluara, si ai i mjekut, i infermierit dhe i psikologut, të cilët gjithashtu e kanë kohëzgjatjen e praktikës 3 muaj. Kjo mundëson pjesëmarrje më të shpejtë të mësuesve në portal e më pas edhe për punësim. Në fokus të vëmendjes sonë janë pa dyshim nxënësit, për arsim cilësor e gjithëpërfshirës, por gjithashtu edhe mbështetja dhe vlerësimi i mësuesve në misionin e tyre për edukimin e brezave.

Nanila Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Ministrja Kushi shpreh angazhimin për forcimin e figurës së mësuesit me integritet ligjor dhe moral
Next Article Orajën Popa, artisti i vogël me shumë çmime
Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Portali shkollor
  • > Redaksia
  • > Termat e përdorimit
  • > Pyetje të shpeshta dhe ndihmë
Kontakt

> (+355) 04 231 9002
> info@portalishkollor.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

> (+355) 04 231 9002
> info@albas.al
> Autostrada Tiranë-Durrës, km 4

Facebook Youtube Instagram
www.albas.al
www.librarialbas.al

2025 © albas group

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?